“Basha prishi hetimin për “Toyota Yaris”, Berisha vijon akuzat: PD nuk është pronë e tij! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Basha prishi hetimin për “Toyota Yaris”, Berisha vijon akuzat: PD nuk është pronë e tij!

10:48 | 18/12/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Jashtë dyerve të qendrës së votimit, të vendosur para ambasadës amerikane, ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për çështje të ndryshme të aktualitetit, lidhur me akuzat e tij ndaj Lulzim Bashës dhe SHBA.

Lidhur me akuzat për dosjen e “Toyota Yarsi”, Berisha tha se “Unë nuk kam mbajtur asnjë sekret. Sa i përket “toyota yaris”, në dijeninë time Prokuroria ka hapur një çështje, Lulzim Basha ka bërë deponimin. Unë Bashës i kam thënë që ti ke prishur hetimin. Unë di që ai është thirrur në hetim. Kam dëshmuar publikisht se cfarë i kam thënë atij. Drejtësia belge po e ndjek dhe kam beism se do t’i shkohet deri në fund”.

Pyetje-përgjigje:
A jeni i gatshëm të përballeni me SPAK pas shpalljes “non grata”?

Read more

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

S’kam refuzuar kurrë asnjë lloj hetimi dhe ftoj DASH, cdo qeveri, cdo individ, të paraqesë cdo fakt e dokument që ka kundër Sali Berishës. Ju siguroj se sikundër deri sot, edhe 100 vjet të tjera, do mbeten duarbosh.

Do ketë sërish përplasje në selinë e PD ditën e protestës?
Vendimi grumbullimit të demokratëve ditën e hënë do të jetë oborri i selisë së PD, oborri i selisë së tyre, jo për protestë aty, se aty është vendi për t’u nisur. Ftoj të gjithë demokratët të bashkohen dhe të protestojnë para Kryeministrisë. Ne do mblidhemi në selinë e PD dhe ne kemi thirrur protestën, ndërsa nuk di që Lulzim Brava të ketë thirrur protestë. Selia e PD nuk është shtëpia e Bashës, nuk është prona e tij, ajo është selia e demokratëve shqiptarë. Kështu nuk ka asnjë lloj dyshimi që janë të mirëpritur cdo demokrat. Mund t’iu them që ka një angazhim shumë të madh. Lulzim Brava në ora 5 pasdite merr verdiktin që meriton.

 

 

Betejë kundër SHBA?
Nuk jam unë që merrem me protokollin e diplomatëve në Tiranë, ata kanë protokollin e tyre. Kjo nuk është betejë kundër asnjë vendi të lirë, e aq më tepër kundër SHBA. Është betejë për lirinë, për votën e lirë në Shqipëri. Kështu, unë mendoj se betejë kundër lirisë dhe vendeve të lira bën Lulzim Brava, që deklaron se SHBA pranoi plaçkitjen e votës nga Edi Rama, për shkak të Sali Berishës. Betejën time personale unë e kam në Gjykatën e Parisit.

A do përballeni në gjykatë për statutet?
Statutën shkojnë në gjykata jo për t’u hedhur poshtë apo për t’u miratuar, shkojnë për t’u regjistruar. Gjykatësi i lexon nëse ato kanë nene që nuk përputhen me Kushtetutën e Shqipërisë. Patjetër që në këtë rast kanë të drejtë t’i refuzojnë gjykatat.

Akuzat se lëvizjet tuaja janë antiamerikane…
Ata që e cilësojnë antiamerikanë këtë, janë njerëz të verbër, se në fakt ky revolucion më shumë se cdo lëvizje tjetër pas ’90, po mbjell në këtë vend vlera të lirisë, që janë të konsoliduara në SHBA, më shumë se kudo. Ky është një revolucion demokratik në kuptimin e vërtetë të fjalës, që do i rikthejë shqiptarëve votën e lirë, revolucion që nuk ndalet më nga asgjë. Edi Rama, jo të ndërrojë xhaketën, por dhe lakuriq po të dalë, nuk mund të ndalojë kurrë vrullin e këtij revolucioni.

Etiketa: Basha prishi hetimin për "Toyota Yarisish kryeministri Sali BerishaLulzim Bashapara ambasadës amerikaneSHBA

Të Lidhura

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

nga 27
17:07 | 16/03/2026
0

Nga Boldnews.al Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimin për sekuestrimin e disa pajisjeve kompjuterike të kompanisë “Gogel”, në pronësi të Arbër...

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

nga 27
16:51 | 16/03/2026
0

Partia Demokratike nuk do të marrë nesër pjesë në seancën plenare. Reagim për shtyp i kryetarit të grupit parlamentar të...

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

nga 27
16:35 | 16/03/2026
0

Më 26 shkurt, Komisioni Evropian i paraqiti vendeve anëtare Raportin e Vlerësimit të Pikave të Ndërmjetme, IBAR, për grupkapitullin e...

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

nga 27
15:27 | 16/03/2026
0

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të paraqitet në Gjykatën e Apelit të Parisit për një proces të ri lidhur me...

Para
Dy efektivët e “Shqiponjave” aksidentohen rëndë, trupat e tyre qëndrojnë të shtrirë në tokë, ambulanca bllokohet në trafik

Aksident i rëndë në Tiranë, mjeti përplas 10-vjeçarin

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

17:07 | 16/03/2026
Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

16:51 | 16/03/2026
Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

16:35 | 16/03/2026
Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

15:27 | 16/03/2026
Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

14:47 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –
  • Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –
  • Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –
  • Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –
  • Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –
  • Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –
  • Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com