Basha përkujton 20 shkurtin: Dita e një çasti vendimtar si komb – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha përkujton 20 shkurtin: Dita e një çasti vendimtar si komb

16:15 | 20/02/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kreu i PD, Lulzim Basha ka prezantuar sot programin për ish-të përndjekurit, me përfaqësues të tyre duke zgjedhur 20 shkurtin, 30-vjetorin e rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha.

Basha tha se sot është dita e mposhtjes së frikës ndaj komunizmit në emër të demokracisë, teksa theksoi se misioni i para 30 viteve, mbetet misioni ynë edhe sot, garantimi i demokracisë në Shqipëri dhe ecja përpara në këtë proces.

Read more

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

“Të dashur bashkëqytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, të nderuar përfaqësues të shoqatave të përndjekurve politik, të nderuar përfaqësues të Partisë Demokratike dhe të opozitës, të përndjekur dhe pasardhës të të përndjekurve politik, sot është dita e 30 vjetorit të rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës. Është dita e një çasti vendimtar në historinë tonë si komb, është dita e mposhtjes së frikës ndaj komunizmit në emër të demokracisë. Në emër të progresit. Në emër të së ardhmes. Por beteja për demokraci sot vazhdon dhe është më e fortë se kurrë. Misioni i para 30 viteve, mbetet misioni ynë edhe sot.
Ndaj, apeli i parë i imi sot është se na duhet të luftojmë me të njëjtin pasion për demokracinë në Shqipëri, të luftojmë me të njëjtin përkushtim dhe angazhim për të cituar presidentin Biden në fjalën e tij të djeshme, në Samitin Virtual të Sigurisë në Mynih, sepse demokracia është diçka për të cilën duhet luftuar çdo ditë.
Misioni i Partisë Demokratike, misioni ynë është të garantojmë demokracinë në Shqipëri dhe të ecim përpara në këtë proces. As edhe një hap pas, por po kështu mos të tolerojmë hapa pas. Fatkeqësisht realiteti i 8 viteve është realiteti i kthimit pas në të gjitha proceset demokratike për shkak dhe prej Edi Ramës.
Ne nuk kemi heshtur përpara përpjekjeve të tij. Ne jemi përballur me bashkimet më të mëdha të shqiptarëve, në çdo rrafsh, në çdo fushë, në çdo shesh, në çdo qytet. Dhe nuk do të heshtim deri sa këtë betejë ta fitojmë në 25 Prill.
Kjo është një betejë që duhet bërë dhe duhet fituar. Dhe fitorja do të marrë formë në 25 Prill me fitoren e zgjedhjeve. E vetmja mënyrë për të garantuar të ardhmen demokratike të Shqipërisë është fitorja e zgjedhjeve të 25 Prillit. Ndaj e kam thënë dhe e përsëris që 25 Prilli nuk është vetëm ditë zgjedhjesh e zakonshme për Shqipërinë. Është dita kur shqiptarët do të vendosin midis demokracisë dhe kursit të saj perëndimor apo bjerrjes së demokracisë dhe rënies në një autokraci me pasoja dërrmuese për shqiptarët e Shqipërinë. Është e qartë prasë ka në fakt vetëm një alternativë”, deklaroi Basha.

Etiketa: 20 shkurtikreu i PDLulzim Basha

Të Lidhura

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

nga 27
23:15 | 02/04/2026
0

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

nga 27
22:51 | 02/04/2026
0

Socialisti Erion Braçe ka folur për “Top Story”, pak ditë pasi shprehu dëshirën për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës,...

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

nga 27
22:31 | 02/04/2026
0

Një rast i dyshuar ngacmimi seksual ndaj një të mituri po hetohet nga autoritetet në Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, një...

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

nga 27
22:01 | 02/04/2026
0

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Para
Shënohet viktima e dytë e gripit në Maqedoninë e Veriut

10 persona humbin jetën, 449 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –

23:15 | 02/04/2026
Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

22:51 | 02/04/2026
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –

22:31 | 02/04/2026
Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –

22:01 | 02/04/2026
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –

21:35 | 02/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –
  • Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit –
  • Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin –
  • Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja –
  • Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm… –
  • Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com