Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur ftesës së Kryeministrit Edi Rama për të gjetur konsensus për zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm.
Nga selia blu, Basha tha se shkelja e Kushtetutës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm shkatërron reformën në drejtësi dhe e vë atë nën kontrollin e plotë të Edi Ramës.
“Edi Rama të zbatojë Kushtetutën dhe të mos lejojë zgjedhjen e tij prej Saimir Tahirit! Përgjigja është shumë e qartë për të mbrojtur paratë e pista të drogës, dosjen e krimit, të Tahirjave, Habilajve, Vangjush Dakos. Një prokuror do të ketë fuqi të transferojë prokurorët dhe të bëjë vlerësimin e tyre. Pra është e qartë se Edi Rama e sabotoi ngritjen e Këshillit të Lartë të prokurorisë dhe tani po kërkon një prokuror”, u shpreh Basha.