Basha i përgjigjet Nishanit: Negociata pa Ramën kryeministër, kërkojmë qeveri teknike – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha i përgjigjet Nishanit: Negociata pa Ramën kryeministër, kërkojmë qeveri teknike

23:20 | 02/05/2017
në Shqiperi
0

“BE me dy standarde për Maqedoninë dhe Shqipërinë. Në një vend ku prodhohen përgjime dhe në një vend ku ne tregojmë ujkun dhe jo gjurmët, drogën në sheshe; Në rastin e parë shkohet drejt qeverisë teknike, në rastin e dytë ngurrohet të shkojmë në qeveri teknike.”

Ndërkohë që nga Brukseli u publlikua deklarata se Basha i pati premtuar kreut të PPE-së, Joseph Daul se do të ulej në negociata, kreu i PD-së doli para mediave me të njëjtin qëndrim të prerë që ka mbajtur prej dy muajsh. Basha tha që nuk tërhiqet nga qeveria teknike dhe largimi i Ramës si kusht për të garantuar zgjedhje të lira.

Kreu i PD-së, tha se në videokonferencën me Daul dhe Hahn është shprehur shqetësimi për krizën politike në Shqipëri.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Për takimin me Ramën

Sot, nuk kam pasur asnjë mundësi kontakti që të kontaktoj Presidentin e Republikës. Mashtrimi tjetër që i kishin bërë BE-së ishte se skadon afati. Afati ka skaduar më 28 prill. Këta janë të gjithë me lista të paligjshme. 18 qershori është i vdekur nga ana ligjore, kurse nga ana politike po se po.

Pas një diskutimi të detajshëm nga gjithë anëtarët e grupit, ky është vendimi i grupit parlamentar dhe me këtë vendim, jam i gatshëm që nesër në çdo lloj formati dhe ore të përcaktuar, të ulem me kryeministrin Edi Rama.

BE me dy standarde për Maqedoninë dhe Shqipërinë

U hoqën paralele me Maqedoninë, ku theksova qartësisht se kjo duhet të shërbejë për të mos patur dy standarde. Në një vend, ku prodhohen përgjime dhe në një vend, ku ne tregojmë ujkun dhe jo gjurmët, drogën në sheshe; Në rastin e parë shkohet drejt qeverisë teknike, në rastin e dytë ngurohet të shkojmë në qeveri teknike.

E pa pranueshme është të cilësohet opozita si problemi. Për sa i përket problemit të drogës, jo vetëm që garantova të jemi aleat të Europës, por jemi të mirëpritur për këtë hap gjigant që duhet të hedhim.

Ndërkohë, qëndrimet tona kanë qenë këto, nuk kemi pasur asnjë propozim nga qeveria dhe kryeministri që janë përgjegjës për zgjedhjet. Çfarë do të bësh me kriminelët në administratë? Çfarë do të bësh për drogën dhe bosët e drogës? Çfarë do të bësh për shtetin që është kthyer në garnizon elektoral? Edi Ramës i kërkohet dorëheqja.

Duam qeveri teknike dhe të largohet Rama

PD është e gatshme që të heqë dorë nga pjesa morale e kësaj beteje, në momentin që ata bashkohen me ne. Largimi i tij për t’i hapur rrugë qeverisë teknike, mjafton si garanci. Edi Rama refuzon të japë dorëheqjen. Mban peng vendin. Kompromenton interesat e Europës me një Shqipëri të dobët, ku kufijtë kontrollohen nga krimi i organizuar.

Nëse tradhtojmë kauzën, shqiptarët zhgënjehen – PD është në këtë betejë për qytetarët shqiptarë dhe nëse ne tradhtojmë këtë kauzë, shumica e të cilëve kanë të drejtën ta trajtojnë si fatalitet, siç ka ndodhur me largime masive.

Disa tradhtuan kauzën për një karrige – Shoh një grup të madh të zemëruarish që për karrigen tonë, shitën kauzën e tyre. Këtë zemërim do ta kenë të pa kontrolluar dhe PD do jetë e cunguar për të qenë përkrah tyre.

Biseda me Daul e Hahn

Jam këtu për të zbardhur pa asnjë rezervë mbledhjen e grupit parlamentar, video-konferencën me Daul dhe Hahn.

Pjesë të tjera nga deklarata: Gjatë kësaj konference u përcoll shqetësimi i madh për krizën politike në Shqipëri. U përcoll angazhimi afatgjatë i Bashkimit Europian në luftën kundër drogës, çka mund të them se është një lajm i mirëpritur.

E konsideroj një hap cilësor dhe i tillë është pa asnjë dyshim, veçanërisht me sfondin e zbehtë të rezolutës së Parlamentit Europian për drogën.

U rikthye në vëmendje e marta e javës së shkuar për të shmangur çdo keqinformim, të cilat nuk kanë munguar në raport me PPE-në dhe publikun shqiptar.

Na paraqitën tre propozime; shtyrja e zgjedhjeve me 16 korrik, zëvendësimi i katër ministrave me drejtues teknik dhe një paketë mikse, si zgjedhja me konsensus të Presidentit, Avokatit të Popullit, e të tjera. Ne pamë në këtë pikë të tretë disa propozime tonat të majit të vitit të kaluar.

Oferta jonë ishte: Prania e katër ministrave teknikë ishte krejtësisht e pamjaftueshme. Edi Rama është i gatshëm të blejë deputetë të opozitës dhe madje edhe të LSI-së. Kundër propozimi ishte që me qeveri teknike kryeministri të propozohej nga Edi Rama ose Partia Socialiste. Për çështjen e datës, informohet nga një sërë procesesh.

Çështja e kryetarit të KQZ-së për ne ishte e parëndësishme. Me këto çështje u ndamë. Pas kësaj nuk patëm asnjë informim tjetër. Pala tjetër qartësisht refuzoi. Patëm një komunikim nga BE.

Ndava me Presidentin Daul dhe komisionerin Hahn, pra ajo që u paraqit si platformë zgjidhje, kryeministri Rama e dinte shumë më herët e se sa opozita.

Etiketa: Bujar Nishanigrupi parlamentar i PDJohannes HahnJoseph DaulLulzim Bashaqeveri teknikeRama kryeministër

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Debatet në grupin e PD-së/ Igli Cara: Ndal linçimit të Jozefina Topallit

Debatet në grupin e PD-së/ Igli Cara: Ndal linçimit të Jozefina Topallit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com