Kryetari i Partisë Demokratike sqaroi se nuk kushtëzohet reforma në Drejtësi me këtë propozim
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i është shtuar listës së politikanëve që janë shprehur kundër ndryshimeve në kushtetutë për të legalizuar martesat gay. I ftuar në emisionin “Të paekspozuarit”, të gazetarit Ylli Rakipi, Basha tha se një gjë e tillë nuk e kushtëzon reformën.
“Ka një pjesë në draftin që është hartuar që ka dalë jashtë mandatit të Kushtetutës, ku përfshihet edhe ky sygjerim, që PD-ja është pozicionuar kundër. S’jemi kundër homoseksualëve, madje kjo parti ka kaluar në Parlament një ligj në vitin 2009 dhe hapi rrugë për heqjen e vizave. Ne kemi qenë kundër martesave dhe kundër adoptimit të fëmijëve” tha Basha. Më tej siguroi qytetarët “që PD-ja qëndron fortë kundër martesave gay”.