Basha para qytetarëve në Durrës: Do të konfiskojmë të gjitha pasuritë e pushtetarëve të korruptuar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha para qytetarëve në Durrës: Do të konfiskojmë të gjitha pasuritë e pushtetarëve të korruptuar

10:25 | 05/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryedemokrati Lulzim Basha, në një takim në qytetin e Durrësit, është pritur nga qindra qytetarë, ku tha se kudo në Shqipëri po ndihet ndryshimi.

Ai tha se borxhi i pashlyer nga qeveria Rama do të shlyhet nga qeveria e PD pas 25 prillit dhe ka të bëjë me legalizimet. Basha theksoi ndër të tjera se PD do të konfiskojë të gjitha pasuritë e pushtetarëve të korruptuar dhe të ortakëve të tyre.

“Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja, djem dhe vajza, banore dhe banorë të Durrësit dhe Durrësit të ri, faleminderit për mbështetjen tuaj! Për më shumë se një orë kam bashkëbiseduar me përfaqësues të komuniteteve të ndryshme të Durrësit të ri, brenda këtu, ja ku janë disa prej tyre. Dhe prej më shumë se një orë bashkëbisedim nuk na është ndarë brohoritja dhe entuziazmi juaj! Shprehja më e qartë e padurimit të Durrësit dhe të durrsakëve për ndryshimin që po vjen më 25 prill për Durrësin dhe mbarë Shqipërinë.
Vëllezër dhe motra, unë e di se problemet e mëdha që kanë pllakosur në familjet tuaja, janë shumëfishuar për 8 vite, se kriza e këtyre 8 viteve është rënduar nga tërmeti dhe pandemia dhe se shteti nuk ka qenë asnjë ditë në krahun tuaj, por gjithmonë kundër jush! Se kryeministri në ikje, kurrë nuk ka parë mundësinë për t’ju ndihmuar dhe për t’u trajtuar si qytetarë dinjitoz e taksapagues të ndershëm të këtij vendi. Vuajtja juaj, vuajtjet tuaja, vuajtjet dhe sfidat e baballarëve dhe nënave, shqetësimi për fëmijët tuaj ka qenë motivimi sa herë kam qenë në shtëpitë tuaja, sa herë kam biseduar me sipërmarrjen dhe biznesin e vogël apo fermerët e kësaj zone. Më ka motivuar dhe na ka motivuar për një program realist, zgjidhjesh, e për të na dhënë ne qeverisjen e re që do të vijë me votën e shqiptarëve më 25 prill! Nuk dua të zgjatem, sepse shëndeti është mbi të gjitha dhe dua t’ju kërkoj të vendosim maskat dhe të mbajmë distancën. Dua të ndalem në një aspekt; përtej problemeve që kemi diskutuar me përfaqësuesit tuaj sot në takimin që sapo përmbyllëm, që kanë të bëjnë me angazhimin tonë për të përfunduar një borxh që kemi ndaj jush, një premtim të pa mbajtur për 8 vite të Edi Ramës, por që faji është i joni që nuk duhet të ja kishim lënë kurrë atij në dorë, është përmbyllja e procesit të legalizimeve për të gjithë familjet shqiptare pa asnjë përjashtim! Por edhe për të ndërmarrë një problem që u hipur mbi kokë. Ato marrëveshjet e famshme, ato marrëveshjet që ju bëjnë dhe ju detyrojnë të paguani 25-28 mijë e më shumë lekë në muaj, një organizate që quhet OSSHE dhe në vend që t’ju sjellë dritë, ju ka sjellë errësirë, ju ka sjellë stres, ju ka sjellë depresion dhe j’ua zbraz xhepat për të mbushur xhepat e Juel Çelës dhe bandës së tij që do ta shporrim më 25 prill. 110 milionë euro gjoba që Edi Rama do t’i bjerë në qafë buxhetit të shtetit. Nuk do të paguhet nga buxheti i shtetit, por ne do t’i konfiskojmë të gjithë pasurinë e pushtetarëve të korruptuar dhe të ortakëve të tyre, sepse paratë e taksave të shqiptarëve nuk do të shkojnë për të paguar tekat e pushtetarëve të korruptuar. Përkundrazi, ne do të bëjmë gjithçka që kjo faturë që rëndon mbi 335 mijë familjet shqiptare, e kam fjalën për atë marrëveshje. Një faturë e padrejtë, një faturë që paguan luksin e qeveritarëve dhe ato lekë pastaj t’ua mbledhin muaj për muaj tani e tetë vite. Vijnë si hajdutët për t’ju blerë vota. I thoni largohuni, ikni, shporruni. Dhe unë ju garantoj se në sektorin energjitik, amnistia e parë që do të bëjmë është anulimi i këtyre marrëveshjeve dhe heqja së bashku e kësaj barre të rëndë ndaj këtyre 335 mijë familjeve shqiptare. Zoti ju bekoftë ju, Durrësin dhe Shqipërinë dhe mbarë shqiptarëve dhe me 25 prill masivisht votën për numrin 9 dhe Partinë Demokratike. Bashkë për ndryshimin! Shqipëria Fiton!” – tha Basha.

Read more

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

Etiketa: 25 prilliKryedemokrati Lulzim Bashaossheqeveria e PDShqiperi

Të Lidhura

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

nga 27
23:01 | 01/02/2026
0

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

nga 27
22:47 | 01/02/2026
0

Dokumente të reja të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane në kuadër të hetimeve ndaj Jeffrey Epstein hedhin dritë...

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

nga 27
22:33 | 01/02/2026
0

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 30-vjeçari Sokol Daci nuk ka qenë objektiv i atentatit dhe plumbat e kanë kapur aksidentalisht...

Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

nga 27
22:15 | 01/02/2026
0

Publikimi i dokumenteve të reja nga dosja e Jeffrey Epstein, të bëra publike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në faqen...

Para
Plagosi me armë zjarri 33 vjeçarin, vetëdorëzohet në polici 8 muaj pas ngjarjes

Dhunonte bashkëjetuesen, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

23:01 | 01/02/2026
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

22:47 | 01/02/2026
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

22:33 | 01/02/2026
Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

22:15 | 01/02/2026
Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

22:13 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –
  • “E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –
  • Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –
  • Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –
  • Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –
  • Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –
  • “E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com