Ish-kryedemokrati Lulzim Basha po vijon takimet me demokratët në të gjithë Shqipërinë, pas dorëheqjes si kryetar i Partisë Demokratike. Ditën e sotme, Basha është fotografuar nga takimet që ka mbajtur me demokratët në Malësinë e Madhe.
Lulzim Basha, hoqi dorë nga drejtimi i PD-së, pas rezultatit të zgjedhjeve të pjesshme që u mbajtën më datë 6 mars, ku shumica e deputetëve i kërkuan të mbante përgjegjësi për këtë rezultat.