Basha në Krujë/ Pronari i një fasonerie: Kam hequr 32 punëtor nga puna

Lexo edhe

Kreu i PD, Lulzim Basha gjatë ditës së sotme është takuar me pronarët e fasonëve dhe punonjësit në Krujë e Fushë- Krujë ku dëgjoi ankesat e tyre për mungesën e ndihmës nga qeveria.

“Kam patur rreth 60 punonjës, kam hequr 32 nga puna, të gjitha gra dhe vetëm 11 prej tyre kanë marrë pagën e luftës. Vazhdoj të aplikoj, por nuk kam përgjigje, nuk e di a do të dëgjohet zëri”- i tha pronari i një fasonerie kreut të opozitës.

“Nga këta mos prit përgjigje. Nuk kanë as veshë për të dëgjuar, as zemër, as sy për të parë problemet e njerëzve”- u shpreh Basha.

“Sikur të kishin patur pak zemër për t’ju dëgjuar, fasoneria paguan 12 milionë euro taksa, sikur ato para t’jua kishin kthyer për të mbështetur punonjësit, ju nuk do të kishit ardhur në këtë ditë. Ky është momenti i një krize të thellë ekonomike. Kësaj i dilej përpara duke paguar punonjësit, duke rritur konsumin dhe të mos detyroheshe të hiqje njerëz nga puna. Kostoja do të ishte 30 milionë euro në 2 muaj, por ai prish Teatrin Kombëtar, çon 30 mijë euro atje dhe mbyll 70 mijë vende pune. Kjo është kriminale”- theksoi kreu i opozitës.

Pronari i një fasonerie tjetër shprehu shqetësimin se problemi i zero ndihme nga qeveria i ka efektet e shtrira në kohë.

“Problemi ka për të qenë në vazhdim. Po t’i shikosh, dikush që punonte para një jave, sot nuk punon më. Mund të jenë 6-7 ndërmarrje që janë mbyllur 2 ditët e fundit. Paketat nuk ishin fare për ne, pa asnjë ndihmë financiare. Nga 160 vetë vetëm 13 kanë marrë ndihmë. Kam shkurtuar shumë vende pune, më vjen keq, por isha i detyruar. Ishte thikë me dy presa. Na lanë hapur, për të na lënë pa asnjë ndihmë. Vetëm nga marsi i ardhshëm mund të rimëkëmbemi dhe pa një ndihmë financiare është shumë e vështirë”- u shpreh pronari i fasonerisë.

“Arsyeja pse nuk ju kanë mbështetur është se këta nuk kanë ndarë parà për ekonominë. Kanë vazhduar tendera koncesione, PPP, si të ishim në kohë normale. Lekët që duhet të vinin tek ju, i kanë çuar atje. Kjo është arsyeja pse e gjithë ekonomia, e gjithë industria është në vështirësi, në veçanti ju dhe turizmi.”- tha Basha

Në takimin e veçantë me përfaqësursit e shoqatës së fasonëve kreu i opozitës mbështeti kërkesat e tyre për subvencionim të pagës së punonjësve dhe lehtesi fiskale në të ardhmen, si një masë mbrojtëse për këtë industri që punëson rreth 70 mijë gra e vajza në të gjithë vendin.

Të Lidhura

Para

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *