Basha me prodhuesit e duhanit në Belsh: Rama ka 8 vite që ju gënjen

Duhet të lëçisni

Arrestimet në Dibër për blerje votash, Rama: Njerëz pa lidhje me ne, duan të baltosin PS

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me arrestimet në Dibër për blerje votash. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama deklaron se po akuzojnë, inskenojnë kapje...

Dibër/ Topat me lekë për blerje votash, arrestohen dy militantët e PS (Film)

Një makinë me rreth 5 milionë lekë të vjetra të destinuara për blerjen e votës, është bllokuar dje nga mbështetësit e opozitës në zonën...

Basha mesazh për punonjësit e administratës publike: Mos kini frikë, dilni masivisht të votoni për ndryshimin! (Film)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vjen sërish me një thirrje drejtuar administratës, që të mos kenë frikë, por të dalin për votime më...

Apeli i Presidentit 48 orë nga zgjedhjet: Të shmanget çdo incident dhe provokim i qëllimshëm

48 orë para zgjedhjeve të 25 prillit, Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje që të shmanget çdo incident artificial dhe provokim i qëllimshëm, që...

Gjatë një takimi në Belsh të kryetarit të PD-së me përpunuesit agro-bujqësorë, Bashës iu ankuan edhe fermerët e duhanit të cilët thanë se qeveria jo vetëm i ka harruar, por edhe në zyrat e shtetit nuk i pranojnë.

“Dominon ulliri sigurisht, po neve çfarë do të na bëhet me këto lekët e duhanit?! Sepse them të vihet në lëvizje kur të vini ju në pushtet, të paktën ta keni në konsideratë këtë. Se ata na kanë thënë dhe këtë shprehje, që ik largohu, nuk të kam thënë unë mbjell këto. Mirë mo vëlla t’i s’më ke thënë mbjell as duhan, po unë bujk jam. Këto s’japin asnjë përgjigje. Ne i kemi shpresat tek juve.”  – u shpreh fermeri Nazmi Caka.

Basha tha se kjo është një nga gënjeshtrat e mëdha të kësaj qeverie që u bëri prodhuesve të duhanit. Gjithashtu, Basha premtoi se programi i Partisë Demokratike për bujqësinë që është ndërtuar nga ekspertët më të mirë në vend, parashikon subvencione edhe për industrinë e duhanit dhe duke hapur tregun, ky prodhim do konkurroj denjësisht.

“Ata jo vetëm që ju kanë thënë merruni me duhan, po ata ju kanë premtuar edhe çmimin. Se unë e mbaj mend, po thashë guxim të madh paskan marrë me premtuar çmimin e duhanit. Kur futet monopoli bashkë me qeveritarin e korruptuar, këtu merr fund çdo gjë. Kjo që ka ndodh me duhanin ka ndodhur edhe me naftën, kanë ndodhur edhe me kromin. Problemi ju ka ardhur nga ai që iu erdhi e ju tha që do të rrisë çmimin e duhanit sa për t’iu marrë votën, ju gënjeu dhe iku. Ka 8 vjet që ju gënjen, do ja hapni për herë të tretë? Unë kam fol me vepra, prapë me vepra do flas. Edhe industrinë e duhanit do ta ndihmojmë, jo me monopolizëm, as me premtime boshe, me subvencione duke hapur tregun dhe duke u mundësuar që prodhimi juaj të konkurrojë denjësisht.

Ne kemi mundësinë të kthehemi në një nga vendet kryesore të eksportit të vajit të ullirit në vend, por meqë më përmende duhanin po të them si duhani, si shafrani, si bimët e tjera, çfarë janë bimë medicinale që kanë një treg eksporti do të kenë prioritet. Që të jemi të sinqertë nëse thonë do mbjellim oriz, mendohuni dy herë se mbilleni për ta mbjellë, por ke kaq vende që prodhojnë oriz me çmim të ulët saqë nuk do ia dalin dot. Prandaj duhet edhe eksperti. Ekip ekspertësh të bujqësisë ku fus edhe blegtorinë, edhe agro-përpunimin si Partia Demokratike nuk ka askush në këtë vend dhe në e kemi studiuar në çdo aspekt dhe kemi gati planin për t’ju mbështet edhe me këshillë sepse ju keni nevojë edhe për këshillë. Të njohin tregun, tregun rajonal, tregun mesdhetar, tregun europian që është tregu më i madh. Kjo bëhet në konsultim me ju, duke ju këshilluar dhe mbi të gjitha duke ju subvencionuar.

Nesër do të keni një qeveri qe nga mëngjesi deri në darkë të gjithë zyrtarët ose do të punojnë për ju ose do shkarkohen nga detyra, duke filluar nga unë i pari. Asgjë s’ka ndodhur rastësisht. Ai tunel nuk është bërë rastësisht. Ju e dini plani i parë ishte rruga që kalonte nga Baldushku në Papër. Ju kam premtuar si i pari i Elbasanit atëherë, që unë do luftojë deri në pikën e fundit që mos bëhet ai projekt dhe të bëhet ky projekt dhe ja ku u bë projekti. Ku ka vullnet, ku ka dëshirë aty gjendet dhe rruga për të arrit çdo objektivë.” – tha Basha.

Më shumë shkrime

E Freskët taze

Arrestimet në Dibër për blerje votash, Rama: Njerëz pa lidhje me ne, duan të baltosin PS

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me arrestimet në Dibër për blerje votash. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama deklaron se po akuzojnë, inskenojnë kapje...

Dibër/ Topat me lekë për blerje votash, arrestohen dy militantët e PS (Film)

Një makinë me rreth 5 milionë lekë të vjetra të destinuara për blerjen e votës, është bllokuar dje nga mbështetësit e opozitës në zonën...

Basha mesazh për punonjësit e administratës publike: Mos kini frikë, dilni masivisht të votoni për ndryshimin! (Film)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vjen sërish me një thirrje drejtuar administratës, që të mos kenë frikë, por të dalin për votime më...

Apeli i Presidentit 48 orë nga zgjedhjet: Të shmanget çdo incident dhe provokim i qëllimshëm

48 orë para zgjedhjeve të 25 prillit, Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje që të shmanget çdo incident artificial dhe provokim i qëllimshëm, që...

Denoncimet për krime zgjedhore, SPAK: PD 50 kallëzime, Presidenti 18

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vlerësuar me përparësi të gjitha rastet e paraqitura nga subjekte të ndryshëm, që lidhen...