Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot Kryesinë dhe ish-grupin parlamentar të PD-së.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se kreu demokrat u ka kërkuar strukturave angazhim maksimal në të gjithë vendin.
“Të intensifikojmë takimet me qytetarët në të gjithë vendin. Refuzimin e 30 qershorit ta kthejmë në alternativë për të ardhmen”, mësohet të ketë deklaruar kreu demokrat.