Nëpërmjet një deklarate për mediat, kryetari i PD, Lulzim Basha ka denoncuar një rast të ndërtimit të pa leje të deputetit të PS, Sadri Abazi. Basha thotë se socialisti Abazi ka shtuar një kat pa leje në një godinë tek Zogu i Zi.
“Ne keto momente, nje shkelje brutale e ligjit po ndodh ne mes te Tiranes me lejen e Edi Rames. Edhe pse godinat e paligjshme te oligarkut te tij Sadri Abazi tek Zogu i Zi, kane vendim prishje, ai per 3 dite ka shtuar nje kat te tere pa leje, dhe sot ka ngrehur skelat e po i vesh me xham. Mijera njerez kane hyre ne burg keto tre vite dhe jane edhe sot ne qeli per nje avlli pa leje, apo nje rregullim tjegullash. Po Sadriun pse nuk e ze ligji? Sepse nuk ka ligj, ka sundim bande me dy standarde. Banda qe qeveris ben c’te doje, te sunduarit, shqiptaret jane te ndaluar. Kjo padrejtesi duhet te marre fund. Banda e Edi Rames duhet shkulur me cdo cmim. Dhe kjo do ndodhe shume shpejt. Shqipëria me mire pa Edi Ramen.”