Pas dështimit të negociatave, kryetari i opozitës Lulzim Basha paralajmëroi se javën që vjen, opozita do të nis mosbindjen civile. Duke folur nga çadra e opozitës, Basha tha se dy negociatorët McAllister dhe Fleckenstein, bënë përpjekje për të arritur konsensus por sipas Bashës është kryeministri Rama ai që e pengon konsensusin. Basha rikonfirmoi qëndrimin e opozitës për të mos pranuar asgjë më pak se sa qeverinë teknike. Basha tha se Rama refuzoi kërkesën e opozitës sepse sipas tij, kryeministri ka frikë të lërë karrigen sepse e ka mbushur parlamentin dhe administratën plot me kriminelë.