Kamioni me 1.1 ton drogë kaloi në Kakavijë, arrestohen policë e doganierë

Duhet të lëçisni

Djali i ish-policit me rekorde kriminale mbante dy mbiemra, kush është viktima në Vlorë

Zbardhen të reja detaje nga vrasja e 31-vjeçarit Tauland Gjikaj (Beqiraj), mesditën e sotme në qytetin e Vlorës. Raportohet se viktima është djali i një...

Rritet numri i të infektuarve me Covid në Maqedoni, humbin jetën 5 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën  5 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 807 raste të...

Mbi 500 raste të reja dhe 4 viktima nga koronavirusi në Kosovë

Kosova regjistroi të mërkurën numrin më të lartë të rasteve pozitive me koronavirus për këtë vit, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike...

Kush është 31-vjeçari që u ekzekutua me breshëri plumbash në Vlorë

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku mbeti i vrarë Taulant Gjikaj. Raportohet se ai u qëllua me breshëri...

Policë dhe doganierë të pikës kufitare kakavijë janë arrestuar nën akuzë për kalimin e një kamioni me 1.1 ton drogë në pikën kufitare të Kkavijës. Prokuroria e krimeve të Rënda ka siguruar provat e mjaftueshme që implikojnë policë dhe doganierë në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës, të cilët kanë krijuar lehtësitë e nevojshme që një kamion me rreth 1.1 ton kanabis të kalojë në Greqi, në dt. 17.02.2017.

Përmes një deklarate për mediat prokuroria sqaron se ky kamion nuk i është nënshtruar kontrollit me skaner. Nga ky kontroll do të ishte evidentuar ngarkesa me lëndë narkotike e vendosur në një hapësirë të parapërgaditur në pjesën e përparme të karocerisë së kamionit, pasi ishte një sasi e konsiderueshme.

– Kamioni nuk është peshuar në peshoren që gjendet në Doganën Kakavijë. Nëse do të ishte vendosur në peshore do të dilte një peshë prej 1 ton e 147 kg dhe 423 gram më shumë sesa pesha e kamionit në dokumentat e tij.

– Nuk është matur gjatësia e jashtme e karrocerisë së kamionit me hapësirën e brendshme. Diferenca midis dy gjatësive do të ishte e mjaftuashme për të kuptuar se në karoceri ka ndërhyrje.

– Nuk është bërë kontrolli me qenin antidrogë që është i destinuar për kontrolle të tilla. Në rast se qeni antidrogë do të ishte afruar kamionit apo të ishte futur brenda tij, nisur nga era karakteristike që ka lënda narkotike e llojit “cannabis sattiva” dhe sasi e konsiderueshme që ishte fshehur në kamion, me siguri rezultatet do të ishin pozitive.

– Nuk është vlerësuar fakti se ky shtetas në mënyrë të përsëritur i është nënshtruar kontrollit në kufi së bashku me kamionin që drejtonte mbi dyshimet se merret me aktivitet të kundraligjshëm.

Për këto arsye, në bazë të hetimeve të deritanishme, Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, e miratuar nga Gjykata për Krime të Rënda, për disa persona, të dyshuar për veprën penale të “Trafikut të narkotikëve”, në bashkëpunim.

Masat e sigurimit janë ekzekutuar nga ana e efektivëve të Shërbimit për Çështje të Brendshme dhe Ankesa në Ministrinë e Brendshme, si edhe nga Policia e Shtetit, për 3 nga të dyshuarit, ndërsa për dy të tjerë nuk është bërë i mundur arrestimi dhe janë shpallur në kërkim, si më poshtë:

1.Ylli Rustemi, doganier pranë Doganës Kakavi, Gjirokastër, arrestuar

2.Vladimir Skrapalliu, inspektor policie pranë Pikës së Kalimit Kufitarë Kakavi, arrestuar

3.Blerim Mëhilli, inspektor policie pranë Pikës së Kalimit Kufitarë Kakavi, arrestuar.

3.Klement Budo, inspektor policie pranë Pikës së Kalimit Kufitarë Kakavi, shpallur në kërkim

5.Qamil Muçaj, banor i fshatit Hekal, Fier, pronari dhe shoferi i kamionit, shpallur në kërkim

Më shumë shkrime

Lër një përgjigje

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutem vendosni emrin këtu

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

E Freskët taze

Djali i ish-policit me rekorde kriminale mbante dy mbiemra, kush është viktima në Vlorë

Zbardhen të reja detaje nga vrasja e 31-vjeçarit Tauland Gjikaj (Beqiraj), mesditën e sotme në qytetin e Vlorës. Raportohet se viktima është djali i një...

Rritet numri i të infektuarve me Covid në Maqedoni, humbin jetën 5 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut kanë humbur jetën  5 persona dhe janë konfirmuar të infektuar me Covid 807 raste të...

Mbi 500 raste të reja dhe 4 viktima nga koronavirusi në Kosovë

Kosova regjistroi të mërkurën numrin më të lartë të rasteve pozitive me koronavirus për këtë vit, bëri të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike...

Kush është 31-vjeçari që u ekzekutua me breshëri plumbash në Vlorë

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku mbeti i vrarë Taulant Gjikaj. Raportohet se ai u qëllua me breshëri...

Kisha dhe shtëpi të shkatërruara, çfarë la pas tërmeti në Greqi

Tërmeti me magnitudë 5.9 të shkallër Rihter në zonën e Larisas në Greqi ka shkaktuar dëme të shumta pranë epiqendrës, e cila ishte vetëm...