Kreu i PD, Lulzim Basha ka publikuar mesazhin e një qytetari, që tregon detaje nga kërkesa për arrestimin e Saimir Tahirit. Në denoncimin e tij, Basha zbulon personin që po pastron laptopin dhe celularin e Tahirit.
“Ja si Edi Rama blen kohë për ushtarin e tij ndërkohë që shkatërrojnë provat e krimit: “Zoti Basha prej 3 netesh ne darke te shpia e Tahirit jane mbledh shume njerez qe kane hyre e kane dale. Shume prej tyre tipa te forte e te vesh ne te zeza! Shpia po pastrohet e po krefet me thase! Ernest Dimashi Drejtori i IT po pastron laptopin dhe celularet e Sajmirit”, shkruan Basha.