Basha firmos me fermerët për bimë medicinale: Bujqësia dhe blegtoria në fokusin tonë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha firmos me fermerët për bimë medicinale: Bujqësia dhe blegtoria në fokusin tonë

14:03 | 05/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të shoqatës të bimëve medicinale në Malësinë e Madhe, nga ku firmosën edhe marrëveshjen për mbështetjen që do të jap qeveria e PD-së nëse del nga zgjedhjet e pas 25 prillit.

Në bisedën që patën me Bashën, përfaqësuesit u shprehën se për 8 vite ky sektor vetëm është tallur duke ja humbur vlerat që ka për ekonominë.

Basha tha se angazhimi i parë do të jetë një paketë subvencionesh prej 100 milionë euro si mbështetje e drejtpërdrejtë për kultivuesit, për fermerët dhe për blegtorët shqiptarë, në bazë prodhimit. Heqja e taksës 240 lekë për karburantin, digjitalizimi i disbursimeve dhe zgjidhja me pronat, janë disa nga angazhimet e tjera që do ndërmerren.

Read more

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

Ndërsa sa i përket sektorit të bimëve medicinale tha se do të ketë mbështetje të veçantë, ku për këtë firmosi dhe kontratën me përfaqësuesit e kësaj shoqate.

“Ky është momenti për të theksuar edhe një herë përkushtimin tonë dhe zotimet tona ndaj sektorit të bujqësisë, të agro-përpunimit dhe të ushqimit. Ne e konsiderojmë këtë sektor, së pari, strategjik, sepse ka të bëjë apo më mirë të themi lidhet drejtpërdrejt me një në çdo dy banorë të vendit tonë. Të dhënat zyrtare tregojnë që 49% e popullsisë akoma jeton me aktivitetin rural, pra qoftë bujqësor, blegtoral apo akuakulturë, apo bletari apo bimë medicinale dhe me aktivitete të tjera përpunuese të lidhura me kultivimin dhe me mbarështimin e blegtorisë. Dhe çfarë kanë marrë këto 8 vite gjysma e popullit, gjysma e njerëzve, e taksapaguesve, e atyre që kanë paguar dhe vazhdojnë të paguajnë taksat më të larta në Ballkan, çmimin e  energjisë dhe të naftës më të lartë në rajon, të naftës faktikisht më të lartin në botë bashkë me Suedinë dhe Singaporin? Investimet në këtë sektor janë pothuajse zero. Kudo ku kam shkuar mungesat kryesore kanë të bëjnë me rrugë, vaditje, kullim, energji elektrike. Pra zero apo afër zero investime për të mbështetur bujqësinë, blegtorinë, agropërpunimin. Nga ana tjetër kemi thyer një tjetër rekord në Ballkan, do të thoja ndoshta dhe në planet. Jemi vendi që në letër ka subvencionet më të papërfillshme për sektorin.  Ndërkohë Bashkimi Europian gjysmën e buxhetit e ka subvencione për fermerin europian. Prandaj një nga arsyet kryesore se përse ekonomia është në krizë dhe populli është varfëruar këto 8 vite është braktisja totale që i është bërë sektorit të bujqësisë dhe gjithë nënsektorëve të tij. “

“Zgjidhja jonë është e qartë, është e zbatueshme dhe do të vihet në funksionim prej ditës së parë të qeverisë tonë që do të dalë me votë pas 25 prillit. Angazhimi ynë i parë është një paketë subvencionesh prej 100 milionë euro si mbështetje e drejtpërdrejtë për kultivuesit, për fermerët dhe për blegtorët shqiptarë. Në bazë prodhimit, në bazë sipërfaqes që kultivon më një sasi apo me një shumë monetare për çdo ton prodhimi që do të disbursohet përmes një mekanizmi të digjitalizuar që do të shmangë kontaktin korruptive midis zyrtarëve rajonalë, drejtorive përkatëse dhe fermerit shqiptar. Duke eliminuar çdo burokraci, dhe kur them çdo burokraci kam parasysh ato halle të pazgjidhura që fillojnë që nga certifikatat e pronësisë, tokat  e deri tek NIPT-et ku për fermerin shqiptar numri personal i identifikimit do të përbëjë në të njëjtën kohë edhe NIPT-in e tij. Duke vazhduar me shpikjet që na kanë bërë muajt e fundit me diferencimin 20, 6% e cila bie e gjitha në kurrizin e fermerëve shqiptarë dhe industrisë agropërpunuese. 100 milionë euro në vit do të mundësojnë që fermeri shqiptar ta gëzojë frytin e djersës së vet. E të gëzojë për mua nuk do të thotë të mbajë veten dhe fëmijët me bukë por të kthehet në pjesë të shtresës së mesme shqiptare. Pa diskutim edhe kostoja e naftës ku do të përfshihet edhe heqja e taksës Rama prej 240 lekësh për litër e ka bërë naftën shqiptare atë që thamë të tretën më të shtrenjtë në botë pas Suedisë dhe Singaporit. Po ka fusha në të cilat Shqipëria jo vetëm konkurron por mund të kthehet realisht në një shembull pozitiv. Një nga fushat që na ka mbledhur bashkë sot këtu është ajo e bimëve mjekësore, bimëve medicinale dhe erëzave.”

“Ndërkohë që unë e di, nga studimet e ekspertëve tanë se mbështetja në veçanti e bimëve medicinale dhe erëzave është një aktivitet me një potencial të jashtëzakonshëm për të rritur mirëqenien dhe të ardhurat në këtë sektor. Kërkesa në vendet e Bashkimit Europian, por deri në SHBA, e në Australi, e në Zelandë është e pa ngopshme, është e pa shterueshme. Kujtoj këtu edhe shafranin që konsiderohet një bimë, e krahasojnë me floririn dhe kultivohet në disa zona kryesisht në disa zona të Dumresë. Por dhe shumë e shumë kultivarë të tjerë medicinale apo erëza, me çmime siç e them edhe një herë të cilat justifikojnë plotësisht investimin që ne do të kryejmë sepse do na kthehet dhjetëfish, 15, 20-tridhjetëfish si mirëqenie për fermerin, si mirëqenie për mbledhësin, grumbulluesin, përpunuesin dhe eksportuesin. Pra, si mirëqenie për ekonominë kombëtare. Potenciali është të shkojmë nga 57 në 570 milionë, në një miliardë, në dy miliardë të ardhura vetëm nga këta kultivarë. Imagjinoni se çfarë do të thotë kjo për bilancin tregtar të vendit, imagjinoni se çfarë do të thotë kjo për familjet e këtyre zonave. Në vend që t’i çojnë, t’i degdisin fëmijët për të punuar si emigrantë në punë të zeza apo punëtorë me mëditje në vendet fqinje. Se çfarë mirëqenie do të sjellë ? Se si do të lehtësojë vështirësitë ekonomike të familjeve shqiptare, se si do të lehtësojë vuajtjet e nënave, lotët e nënave që kanë 8 vjet që shohin shtëpitë që i zbrazen nga fëmijët?” 

Etiketa: Kryetari i Partisë DemokratikeLulzim BashaMalësia e Madhezgjedhjet e pas 25 prillit

Të Lidhura

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

nga 27
17:57 | 01/02/2026
0

Manchester United ka regjistruar fitoren e tretë rradhazi në këtë sezon dhe të gjitha këto nën drejtimin e trajneri të...

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

nga 27
17:25 | 01/02/2026
0

Ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, gazetarja e njour Rezarta Reçi në moshën 64-vjeçare....

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

nga 27
17:07 | 01/02/2026
0

Real Madrid dhe Rajo Vajekano masin forcat në sfidën e vlefshme për javën e 22-të të La Liga. Ndeshja nisi...

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

nga 27
16:37 | 01/02/2026
0

Në mesazhet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dosja Jeffrey Epstein, përmendet edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e...

Para
IGJEUM: Tërmeti që goditi Shqipërinë ishte 5.2 ballë

Tërmet në Shqipëri. Ja sa i fortë ishte dhe ku gjendej epiqendra...

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –

17:57 | 01/02/2026
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

17:25 | 01/02/2026
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –

17:07 | 01/02/2026
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –

16:37 | 01/02/2026
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –

16:15 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –
  • Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –
  • VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të –
  • Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga? –
  • “Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme… –
  • “Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë –
  • Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com