Basha: Do rrisim pagat për arsimtarët, orari mësimor shtrihet deri në 16:00 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Do rrisim pagat për arsimtarët, orari mësimor shtrihet deri në 16:00

10:23 | 06/04/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Protestat kundër Ramës shtrihen në Itali, shqiptarët mblidhen në sheshin “Duomo” të Milanos –

Shqipëria ka bashkuar votën me Serbinë në një deklaratë të përbashkët ku Kosova nuk ekziston –

Udhëheqësi që mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet –

“Shesim Ramën edhe pse s’bën një lek”, Protesta e qytetarëve që po fiton me meme: Veç jep dorëheqjen! –

Në një takim me të rinjtë e Vaut të Dejës sot, Kryetari i PD-së Lulzim Basha, tha se problemet me arsimin janë shkak i mos trajtimit dinjitoze të arsimtarëve dhe kepërdorimit të fondeve për këtë sektor dhe keqqeverisjes në përgjithësi.

Basha tha se plani i Partisë Demokratike parashikon rritje pagash, rritje fondesh për arsimin dhe krijimin e kushteve që nxënësit dhe studentët të kenë mundësi për të zhvilluar mësimin online.

“Kjo qeveri dhe ky kryeministër e ka lënë Shqipërinë në baltë dhe i ka lënë këta fëmijë në baltë dhe kjo duket më shumë se kudo tjetër tek gjendja e arsimit. Tek gjendja e arsimit universitar i cili s’ka si të jetë më i mirë, kur gjendja në arsimin parauniversitar është njësoj. Trajtimi jo dinjitoz i arsimtarëve që ka çuar në rënin e cilësisë së mësimdhënies, militantizmi, deprofilizimi, i rekrutimit të mësuesve.

Ne kemi studiuar prej më shumë se 3 vitesh situatën në vend dhe na rezulton se në veçanti zonat rurale apo në zonat e vogla kanë arritur paradokse të tilla, sa që një mësues i kualifikuar për një lëndë, jep një lëndë tjetër. Sa i përgatitur është një mësues gjeografie të japë kimi?! Apo anasjelltas. Dhe e gjitha kjo është bërë nën fasadën e ashtuquajturit portal që s’është gjë tjetër vetëm një fasadë që mbulon apo si të themi nuk mbulon dot dështimin me arsimin.

Si rezultat i kësaj shumë familje janë detyruar t’i çojnë fëmijët në shkolla private që është një kosto shtesë. Janë futur në borxhe për këtë madje, sepse ne e dimë që shqiptarët nuk kursejnë asgjë për arsimin e fëmijëve të tyre. Por a e meritojnë të kenë këtë gjendje të arsimit sot? Sigurisht që jo!

Taksat janë rritur. Ka 8 vjet që shqiptarët paguajnë taksa më të larta për shkak të Edi Ramës. Çmimet janë rritur. Këto para shkojnë në arkën e shtetit por nuk kthehen te qytetari, nuk kthehen tek familjet e shqiptarëve, nuk kthehen në punësim, nuk kthehen në shëndetësi dhe nuk kthehen në arsim me cilësi. Ndërkohë deri në dhjetëra  të këtij viti rritja totale e pagave për arsimtarët ishte disa herë më e vogël se inflacioni dhe vetëm kur erdhën zgjedhjet u kujtuan të bëjnë një rritje minimale për pagat bazë.

Arsimtarë të parespektuar, të papaguar që nuk janë në gjendje të mbajnë  fëmijët e tyre, të shpërndarë larg vendbanimeve që do të thotë kosto e rritur e transportit. Gjëja e parë që do të korrigjojmë  është që ne do t’i kthejmë dinjitetin arsimtarëve shqiptarë duke ju rritur pagat dhe duke ju bërë të mundur që ata detyrën e tyre që është e dyta më e shenjta pas prindit ta kryejnë me dinjitet dhe me përgjegjësi maksimale. Dhe vetëm në këtë mënyrë mund të flasim pastaj për hapat e tjerë, ku hapi i dytë është infrastruktura fizike.

Mburret se ka hapur shkollat por në fakt e vërteta është që nën Edi Ramën, Shqipërisë i janë mbyllur mbi 400 shkolla sepse Shqipëria është shpopulluar sepse familjet janë tkurrur sepse çiftet e reja bëjnë më pak fëmijë, sepse vetëm 8 vite 500 mijë janë larguar në emigracion.

Pse nuk kanë tableta nxënësit, ndonëse ne kemi një vit që kur filloj pandemia dhe ju thamë merrni masa për mësimin online, mësimin digjital?! Që do të thotë të pajisen me tableta nxënësit, studentët, përgatitet platforma me anë të së cilës do komunikohet me ta.

Çfarë thonë studimet e bëra nga grupet e ndryshme? 90% e nxënësve dhe 80% e studentëve marrin mësim nga celulari sot, sa mund të mësosh nga celulari. Po atë internetin e celularit kush e paguan, fermeri që i kalbet produkti dhe nuk e shet dot apo babai që e sjell rrogën në shtëpi pasi paguan faturat e kripura dhe taksat nuk i mbeten për të ushqyer fëmijët, po fëmijët e të papunëve apo të personave me aftësi të kufizuara.

Në fushën e arsimit do të sjellim në radhë të parë, rritjen e pagave për pedagogët, për mësuesit dhe për arsimtarët duke përfshirë dhe pedagogët e universiteteve.

Do të sjellim shtrirjen e orarit mësimor deri në orën katër që është orari i përfundimit të punës për prindërit, nuk do të bëhet menjëherë në të gjithë vendin po do të fillojë në zonat rurale dhe në qytetet e vogla, aty ku siç e shpjegove fare mirë hendeku me qytet e mëdha është rritur. Aty do të fillojmë të investojmë që shkollat të kthehen në tempuj të dijes, të formimit, të kulturës, të sportit dhe kjo do të kërkojë në radhë të parë rekrutimin e më shumë mësuesve. Kjo është një mesazh i mirë për qindra dhe mijëra të rinj që kanë përfunduar pedagogjinë dhe që sot pyesin se çfarë do të bëjmë“.

Etiketa: Kryetari i PD-sëLulzim Bashaplani i Partisë Demokratikerritje fondesh për arsiminrritje pagash

Të Lidhura

Protestat kundër Ramës shtrihen në Itali, shqiptarët mblidhen në sheshin “Duomo” të Milanos –

Protestat kundër Ramës shtrihen në Itali, shqiptarët mblidhen në sheshin “Duomo” të Milanos –

nga 27
12:24 | 06/06/2026
0

Lëvizja protestuese e nisur pas debatit për çështjen e Zvërnecit dhe e shndërruar kundër qeverisë Rama, po merr përmasa më...

Shqipëria ka bashkuar votën me Serbinë në një deklaratë të përbashkët ku Kosova nuk ekziston –

Shqipëria ka bashkuar votën me Serbinë në një deklaratë të përbashkët ku Kosova nuk ekziston –

nga 27
12:04 | 06/06/2026
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka akuzuar qeverinë shqiptare se ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës, duke votuar pro një...

Udhëheqësi që mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet –

Udhëheqësi që mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet –

nga 27
11:44 | 06/06/2026
0

Imami xhamisë së Durrësit, Ervin Qylafku, nuk ka mundur tw heshtw pas protestave që kanë ndezur prej një jave kryeqytetin....

“Shesim Ramën edhe pse s’bën një lek”, Protesta e qytetarëve që po fiton me meme: Veç jep dorëheqjen! –

“Shesim Ramën edhe pse s’bën një lek”, Protesta e qytetarëve që po fiton me meme: Veç jep dorëheqjen! –

nga 27
11:24 | 06/06/2026
0

Nëse dikush do të shkruajë historinë e kësaj proteste pas disa vitesh, me shumë gjasë nuk do ta kuptojë dot...

Para
Arrestohet në Lezhë i shumëkërkuari për prostitucion në Itali

Tentoi të përdhunojë të renë në mes të Tiranës, arrestohet 33-vjeçari

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Protestat kundër Ramës shtrihen në Itali, shqiptarët mblidhen në sheshin “Duomo” të Milanos –

Protestat kundër Ramës shtrihen në Itali, shqiptarët mblidhen në sheshin “Duomo” të Milanos –

12:24 | 06/06/2026
Shqipëria ka bashkuar votën me Serbinë në një deklaratë të përbashkët ku Kosova nuk ekziston –

Shqipëria ka bashkuar votën me Serbinë në një deklaratë të përbashkët ku Kosova nuk ekziston –

12:04 | 06/06/2026
Udhëheqësi që mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet –

Udhëheqësi që mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet –

11:44 | 06/06/2026
“Shesim Ramën edhe pse s’bën një lek”, Protesta e qytetarëve që po fiton me meme: Veç jep dorëheqjen! –

“Shesim Ramën edhe pse s’bën një lek”, Protesta e qytetarëve që po fiton me meme: Veç jep dorëheqjen! –

11:24 | 06/06/2026
Rama po përdor teknologjinë DPI për përgjimin e qytetarëve –

Rama po përdor teknologjinë DPI për përgjimin e qytetarëve –

11:16 | 06/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Protestat kundër Ramës shtrihen në Itali, shqiptarët mblidhen në sheshin “Duomo” të Milanos –
  • Shqipëria ka bashkuar votën me Serbinë në një deklaratë të përbashkët ku Kosova nuk ekziston –
  • Udhëheqësi që mashtron qytetarët nuk shkon në Xhenet –
  • “Shesim Ramën edhe pse s’bën një lek”, Protesta e qytetarëve që po fiton me meme: Veç jep dorëheqjen! –
  • Rama po përdor teknologjinë DPI për përgjimin e qytetarëve –
  • Gara për drejtuesit e Policisë në 4 qarqe, zbardhet lista me pikët e 21 kandidatëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Protestat kundër Ramës shtrihen në Itali, shqiptarët mblidhen në sheshin “Duomo” të Milanos –
  • Shqipëria ka bashkuar votën me Serbinë në një deklaratë të përbashkët ku Kosova nuk ekziston –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com