• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha-Buquicchio: Faza e parë e reformës u mbyll me sukses sipas rekomandimeve tuaja

16:31 | 25/07/2016
në Uncategorized
0
Kryetari i PD, Lulzim Basha, pas nje konference shtypi, ku ka deklaruar se demokratet do ta votojne Reformen ne Drejtesi neser ne parlament./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha speaks for the media, declaring that DP will vote tomorrow the Judicial Reform.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, pas nje konference shtypi, ku ka deklaruar se demokratet do ta votojne Reformen ne Drejtesi neser ne parlament./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha speaks for the media, declaring that DP will vote tomorrow the Judicial Reform.

Kryetari i PD, Lulzim Basha nëpërmjet një letre ka informuar Presidentin e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio se miratimi i ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi është bërë sipas rekomandimit të kërkuar prej tyre.

“Nisur nga zotimi im personal për të garantuar zbatimin e plotë të Opinionit Final të Komisionit të Venecias,  jam i lumtur të ndaj me ju faktin se pavarësisht sfidave të panumërta dhe pengesave të vështira përgjatë gjithë këtij procesi, opozita shqiptare ia doli të siguronte që ndryshimet kushtetuese të votuara të jenë në përputhje me Rekomandimet Tuaja”, thuhet në letrën drejtuar Presidentit të Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio.

Lexo edhe

Këmbimi valutor, 25 mars 2023 –

Pse teknologjia kineze është e rrezikshme për sigurinë? –

Horoskopi, 25 mars 2023

Letra e Bashës për Gianni Buquicchio

SH.T.Z. Gianni Buquicchio
President

Komisioni Europian për Demokraci Nëpërmjet Ligjit

Komisioni i Venecias

Tiranë, 25 Korrik 2016

I nderuar President Buquicchio,

Më lejoni të shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen time më të thellë për Komisionin e Venecias dhe për Ju zoti President, për mbështetjen e jazhtëzakonshme që keni dhënë në drejtimin e përpjekjeve për forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Shqipëri.

Me kënaqësi të veçantë Ju informoj se ndryshimet Kushtetuese të Reformës në Drejtësi u votuan unanimisht nga Kuvendi i Shqipërisë në seancën plenare të datës 21 Korrik 2016.

Në përmbyllje të kësaj faze të procesit, dhe në emër të Partise Demokratike dhe Opozitës shqiptare, më lejoni të shpreh mirenjohjen më të përzemërt për Komisionin e Venecias, për rolin Tuaj të pazëvendësueshëm në realizimin me sukses të kësaj faze të Reformës, duke garantuar nëpërmjet rekomandimeve Tuaja në të dy Opinionet që ndryshimet kushtetuese për sistemin e drejtësisë në Shqipëri të jene në përputhje me standardet më të mira europiane dhe ndërkombëtare si dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Ekspertiza profesionale dhe rekomandimet e qarta të Komisionit të Venecias siguruan ndryshime tërësore dhe permiresime të thella të Amendamenteve Kushtetuese, duke i hapur rrugë ndërtimit të një drejtësie të pavarur, llogaridhënëse dhe politikisht të pakapur, që lufton korrupsionin në nivelet më të larta dhe krimin e organizuar. Partia Demokratike dhe Opozita shqiptare ka investuar të gjitha përpjekjet e saj që këto parime të respektoheshin përgjatë gjithë procesit të Reformës në Drejtësi.

Nisur nga zotimi im personal për të garantuar zbatimin e plotë të Opinionit Final të Komisionit të Venecias,  jam i lumtur të ndaj me ju faktin se pavarësisht sfidave të panumërta dhe pengesave të vështira përgjatë gjithë këtij procesi, opozita shqiptare ia doli të siguronte që ndryshimet kushtetuese të votuara të jenë në përputhje me Rekomandimet Tuaja.

Në këtë kuadër, më lejoni t’Ju rikonfirmoj vlerësimin tim më të lartë për rolin dhe kontributin e Komisionit të Venecias, në përfundimin me sukses të fazës së parë të Reformës në Drejtësi, si edhe për kontributin Tuaj të mëhershëm në realizimin e Reformës së Dekriminalizimit.

Është bindja ime e thellë se miratimi i këtyre dy reformave kyçe; në përputhje me standardet e Komisionit të Venecias, është një investim solid për qytetarët shqiptarë dhe të ardhmen e tyre europiane.

Ju lutem pranoni, i Nderuar President Buquicchio, sigurimet e konsideratës dhe vlerësimit tim më të lartë për Ju dhe anëtarët e Komisionit të Venecias.
Lulzim Basha

Kryetar
Partia Demokratike e Shqiperisë

Etiketa: Basha-Buquicchiofaza e pare e reformes u mbyll me sukksessipas rekomandimeve

Të Lidhura

Vijon rënia e Euros, për dy javë ka humbur 1.7% të vlerës

Këmbimi valutor, 25 mars 2023 –

nga 27
08:15 | 25/03/2023
0

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan do të blihet me 105.7 lekë dhe do të shitet me...

Pse teknologjia kineze është e rrezikshme për sigurinë? –

nga 27
07:57 | 25/03/2023
0

Anëtarët e Kongresit amerikan e kanë marrë në pyetje CEO-në e TikTok, Shou Zi Chew për sigurinë e aplikacionit të...

“Do zgjidhni një problem”/ Horoskopi i së dielës, çfarë thonë yjet –

Horoskopi, 25 mars 2023

nga 27
07:41 | 25/03/2023
0

Dashi Përfitoni nga influenca pozitive e Merkurit për ta përmirësuar marrëdhënien ne çift sot. Tregohuni sa me te sinqerte me...

Si do të jetë moti? Zbuloni parashikimin për sot –

Moti sot, 25 mars 2023 –

nga 27
07:35 | 25/03/2023
0

Për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti...

Para
Mediat gjermane, Alpet shqiptare, mrekullia e pazbuluar në Europë

Mediat gjermane, Alpet shqiptare, mrekullia e pazbuluar në Europë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vijon rënia e Euros, për dy javë ka humbur 1.7% të vlerës

Këmbimi valutor, 25 mars 2023 –

08:15 | 25/03/2023

Pse teknologjia kineze është e rrezikshme për sigurinë? –

07:57 | 25/03/2023
“Do zgjidhni një problem”/ Horoskopi i së dielës, çfarë thonë yjet –

Horoskopi, 25 mars 2023

07:41 | 25/03/2023
Si do të jetë moti? Zbuloni parashikimin për sot –

Moti sot, 25 mars 2023 –

07:35 | 25/03/2023
Ishujt ku dita zgjat 4 muaj –

Ishujt ku dita zgjat 4 muaj –

23:29 | 24/03/2023

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor, 25 mars 2023 –
  • Pse teknologjia kineze është e rrezikshme për sigurinë? –
  • Horoskopi, 25 mars 2023
  • Moti sot, 25 mars 2023 –
  • Ishujt ku dita zgjat 4 muaj –
  • Pique thyen heshtjen pas ndarjes me Shakirën –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor, 25 mars 2023 –
  • Pse teknologjia kineze është e rrezikshme për sigurinë? –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com