Basha: Beteja për standardet e drejtësisë u fitua për Shqipërinë e për çdo shqiptar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Beteja për standardet e drejtësisë u fitua për Shqipërinë e për çdo shqiptar

16:44 | 20/07/2016
në Uncategorized
0
Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka komentuar ne lidhje me Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, where he commented on the judicial reform.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka komentuar ne lidhje me Reformen ne Drejtesi./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, where he commented on the judicial reform.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Deklaratë e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha:
Të dashur bashkëqytetarë,
Sapo kam përfunduar një komunikim intensiv me partnerët europianë dhe amerikanë dhe jam në këtë moment para jush, për të ndarë me ju lajmin e mirë.
Pas komunikimit më të fundit, të rakorduar përmes Komisionerit të Zgjerimit Johanes Hahn, është rënë dakord se roli i misionit ndërkombëtar do të jetë një rol rekomandues, vendimmarrja mbetet tërësisht në duart e institucioneve shqiptare, dhe kjo do të mishërohet në Kushtetutën e Shqipërisë, me një dispozitë tranzitore.
Po kështu, nuk do të përjashtohet asnjë qytetar shqiptar nga konkurimi mbi bazën e hamendësimeve, opinioneve, por vetëm mbi bazën e fakteve dhe provave sipas ligjit.
Konkludimi në këtë mënyrë i këtyre dy çështjeve të lëna si litar jashtë, për fat të keq, në negociatën e të hënës në darkë, është edhe konkludimi me sukses i betejës së Partisë Demokratike për një draft kushtetues në përputhje me Komisionin e Venecias dhe bazuar mbi propozimin e zonjës Nuland.
Kjo betejë e fundit ka patur dy qëllime; të mbrojë kushtetueshmërinë, parimin e shenjtë se askush nuk mund të ketë pushtet pa pasur llogaridhënie, dhe ka pasur në qendër të saj të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si ADN-ja e Partisë Demokratike, si vetë motivi i krijimit të saj dhe motivi sot dhe nesër i të gjitha qëndrimeve të saj politike. Nuk mund të presim as nuk duhet të kërkojmë që Europa të na trajtojë si të barabartë nëse jemi gati të pranojmë veten tonë poshtë standardeve europiane dhe normave euroatlantike të të drejtave të njeriut dhe të kushtetueshmërisë.
Ndaj, kemi bërë këtë betejë, pas shumë e shumë betejave të tjera të fituara e të mishëruara në një draft të standardit europian dhe euroatlantik, në një draft që reflekton dhe mishëron plotësisht rekomandimet e Komisionit të Venecias, siç e kemi thënë prej ditës së parë.
Beteja ia vlejti.
Shumë miq, dashamirës e mbështetës, demokratë por jo vetëm, në këto ditë kanë pyetur, kanë dhënë mbështetjen e tyre dhe kanë shtruar me admirim apo me pikëpyetje se cili ishte motivimi për këtë debat të madh, për këtë betejë të jashtëzakonshme të Partisë Demokratike. Ju them sot se qëndresa jonë dhe besimi im i palëkundur në një arritje pozitive, në një konkluzion pozitiv të procesit, bazohet në dy bindje të thella.
Së pari, se shqiptarët meritojnë një standard europian në çdo aspekt të qeverisjes së tyre e në veçanti në fushën e drejtësisë, dhe asgjë më pak se ç’bën për Europën dhe për Amerikën, nuk mund të bëjë për Shqipërinë, sot dhe nesër. Kjo është bindja ime e thellë personale, i ekspozuar ndaj këtyre vlerave dhe të mirave që këto vlera sjellin për shoqëritë perëndimore dhe i vendosur të jap kontributin tim prej ditës time të pare, e në veçanti sot në detyrën e lartë të kryetarit të opozitës. Që shqiptarët të mos kenë asgjë më pak se standardet perëndimore, se standardi europian në qeverisje dhe në të drejtat e njeriut.
Bindja ime e dytë ka qenë se partnerët tanë të çmuar, aleati ynë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian nuk mund e nuk do të pranonin kurrë asgjë më pak se standardet dhe normat, parimet që i kanë bërë shoqëritë e tyre të përparuara, të suksesshme dhe individët e tyre të fortë dhe me dinjitet përballë shtetit dhe çdo force tjetër.
Prandaj nuk jam lëkundur në asnjë çast. Jo për kryeneçësi, as për kokëfortësi, as për populizëm, por sepse po të hiqja dorë nga këto dy bindje do të thoshte për mua të hiqja dorë nga vetvetja, do të thoshte për Partinë Demokratike të pushonte së ekzistuari si forca politike që nisi rrugëtimin e saj për Shqipërinë si gjithë Europa, për Liri dhe Demokraci!
Por sot kjo betejë përmbushet me një fitore. Jo fitore e Lulzim Bashës, as fitoren e Partisë Demokratike, por fitoren e çdo shqiptari duke nisur nga Kryeministri apo Presidenti i vendit e deri tek qytetari më i thjeshtë i Republikës, të gjithë të barabartë para ligjit.
Ndaj jam krenar dhe do ta luftoja këtë betejë dhjetëra herë në qoftë se do të vihesha në të njëjtat pozita sepse konkluzioni mund të ishte vetëm një: Fitore e standardit europian.
Tani kjo betejë ka përfunduar. Unë jam sot këtu për t’u deklaruar shqiptarëve që Partia Demokratike është e gatshme që nesër të bashkojë votat në Parlamentin e Shqipërisë me draftin kushtetues të versionit hibrid, si të miratuar të hënën në darkë me dy çështjet e zgjidhura sipas dakordësisë me komisionerin Hahn.
Tani është koha për bashkim.
Ndasitë politike do të vazhdojnë të ekzistojnë. Problemet e mëdha që na ndajnë ne dhe qeverinë nuk mund të mbulohen nga asnjë akt politik.
Por akti politik i nesërm nuk është në emrin tonë.
Eshtë në emër të çdo shqiptari e shqiptareje, është në emër të gjeneratave që dhanë dhe luftuan për një drejtësi të pavarur, për një Shqipëri demokratike dhe të shtetit ligjor dhe është mbi të gjitha, për fëmijët dhe të palindurit akoma të shqiptarëve që e meritojnë, e sa i takon Partisë Demokratike dhe mua, do të kenë një vend të standardit europian. Asgjë më pak nuk është e mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Ju faleminderit!

Etiketa: BashaBeteja per standartet e drejtesise u fitua per cdo shqiptarreforma ne drjetesi PD

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Berisha: Parlamenti falsifikon kalendarin e tij

Pesë garancitë e reformës në drejtësi sipas Berishës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com