Në fjalën e radhës të mbajtur nga çadra, në ditën e 83 të protestës, Lulzim Basha ftoi qytetarët që të marrin pjesë në protestën e 13 majit.
Basha tha se autostrada referendare e 13 majit do të japë vulën për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
“Teksa marshojmë bashkë drejt vlerave të Bashkimit Europian, ndjejmë përgjegjësinë që të bashkohemi këtu më 13 maj në një bashkim që do të ketë një emër e do të hyjë në histori si referendumi për republikën e re. Kësaj i trembet republika e vjetër, i trembet kupola kriminale, i trembet krimi. Autostrada referendare e 13 majit do të japë vulën për zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Forca jonë ka qenë kauza e drejtë, interesi qytetar dhe kjo jo vetëm që nuk na ka lodhur, por na ka bërë më të fortë në 83 ditë”, tha Basha.