Basha akuzon Ramën: Ndryshove buxhetin hajdutçe – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha akuzon Ramën: Ndryshove buxhetin hajdutçe

13:13 | 31/07/2016
në Uncategorized
0

Kryetari i opozitës Lulzim Basha, përmes një postimi  në facebook akuzon kryeministrin Edi Rama se ka ndryshuar me akt normativ buxhetin duke shmangur rrugën normale që është dërgimi në komisione, në parlament.

“Kryeministri në ikje” e quan Basha Ramë dhe shton se PD ka një plan shpëtimi për vendin, do të ulen taksat dhe shpenzimet qeveritare dhe çdo fond do të shkojë për investime, për vende të reja pune, për paga e pensione më të larta, për zbutjen e varfërisë në vend dhe per një ekonomi të fortë.

Deklarata e plotë e Bashës

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në mënyrë tinzare, kryeministri ne ikje ka ndryshuar me akt normativ buxhetin duke shmangur rrugën normale që është dërgimi në komisione, në parlament.

Pse? Pse kështu hajdutçe, fshehtasi, duke mbajtur larg debatin, oponencën, kritikën?
Sepse me ndryshimin e buxhetit Edi Rama nuk rrit asnjë pagë, tall dhe poshtëron 635 mijë pensionistët me indeksimin 1.6 përqind, pra një bukë e 100 gramë djathë në muaj, kur cmimet janë rritur e nuk kanë të ndalur.

Kryeministri ne ikje nuk rrit asnjë qindarkë fondet për ndihmën ekonomike për familjet në nevojë. Kur papunësia rritet cdo ditë, ai nuk shton, por e ul me 10% fondin për pagesën e papunësisë. Asnjë qindarkë për kompensimin e ish të përndjekurve politikë.

Kryeministri në ikje ul fondet për arsimin, shëndetësinë dhe burgjet, ul fondet për investimet me financim të huaj. Rrit borxhin publik për vitin 2016.

Por Edi Rama nuk ka harruar të shtojë 68 punonjës në aparatin e kryeministrisë. 68 sharës të rinj në pallatin e tij që do të paguhen me paratë e shqiptarëve për ti shërbyer propagandës e llafeve, e aspak punës.

Kjo është qeverisja e degraduar dhe korruptive e kryeministrit në ikje. Taksa të larta, gjoba të larta, cmime të larta. Shto luksin e shërbëtorët për vete, ul fondet dhe rrit mjerimin për shqiptarët.

Partia Demokratike ka një plan shpëtimi për vendin. Në programin e saj, buxheti do të jetë pronë e shqiptarëve, jo plackë për tu ndarë sipas tekave. Ne do të ulim taksat dhe shpenzimet qeveritare. Cdo fond do të shkojë për investime, për vende të reja pune, për paga e pensione më të larta, për zbutjen e varfërisë në vend dhe per një ekonomi të fortë e një të nesërme të sigurtë për të gjithë shqiptarët.

BUXHETI I RISHIKUAR 2016:
• Zero rritje per pagat, vazhdojne te jene te ngrira, duke dobësuar edhe më shumë fuqinë blerëse.

• Nuk rriten pensionet, indeksimi poshtë detyrimit ligjor sepse inflacioni 2015 rezultoi ne masen 1.9%, ndërsa indeksimi vetem ne masen 1.6%, duke dobësuar edhe më tej fuqine blerese.

• Zero rritje fondet per ndihmen ekonomike, me zero perfitim per familjet nevojtare.
• Ulen me 10% fondet per pagesen e papunesise, ndonese papunesia eshte me e larte sesa ajo e para 2-3 viteve.

• Zero rritje fondet per kompensimin e ish te perndjekurve politike.

• Ulen me 34 milione leke investimet ne “arsimin baze” (-2.5%).

• Ulen me 199 milione leke investimet ne “arsimin e larte” (-28%)

• Ulen me 108 milione leke investimet ne “kujdesin paresor” (-35%).

• Ulen me 140 milione leke investimet ne “sherbimin kombetar te urgjences” (-47%).

• Ulen me 62 milione leke investimet ne “arsimin profesional” (-11.7%).

• Ulen me 88 milione leke investimet ne “sistemin e burgjeve” (-9.1).

• Ulen me 2.15 miliarde leke fondet e Fondit Shqiptar te Zhvillimit, (- 28.3%).

• Rritje me 68 punonjes te aparatit te Kryeministrise.

• Rritet borxhi publik për vitin 2016 me 1.3 miliarde leke (3.8%)

Etiketa: akuzon ramen per buxhetinBashadeklarate ne fb

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
PD denoncon: Konçesioni për “Rrugën e Kombit”, aferë e pastër korruptive

PD denoncon: Konçesioni për "Rrugën e Kombit", aferë e pastër korruptive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA) –

Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA) –

18:00 | 15/12/2025
U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari –

U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari –

17:50 | 15/12/2025
Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt? –

Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt? –

17:48 | 15/12/2025
PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit –

PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit –

17:42 | 15/12/2025
“Neve s’kanë ç’na bëjnë” –

“Neve s’kanë ç’na bëjnë” –

17:30 | 15/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA) –
  • U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari –
  • Si të veprojmë për pagën e Erion Veliajt? –
  • PD i drejtohet Kushtetueses për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokati i Popullit –
  • “Neve s’kanë ç’na bëjnë” –
  • “Jemi shqiptarë, jo jashtë gardhit” –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA) –
  • U kap me 12 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit, procedohet 21-vjeçari –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com