Basha: Agim Musta shembull i intelektualit, simbol i rezistencës antikomuniste – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Agim Musta shembull i intelektualit, simbol i rezistencës antikomuniste

19:22 | 24/07/2019
në Shqiperi
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e jetës së një personaliteti si Agim Musta, që u përndoq dhe u burgos nga regjimi komunist për veprën e tij.

Postimi i plotë

Me hidhërim të thellë mësova ndarjen nga jeta të historianit, filologut dhe aktivistit të të drejtave të njeriut Agim Musta, një dëshmitari të çmuar, një simboli të rezistencës antikomuniste dhe një rrëfyesi të pashoq për krimet e diktaturës komuniste.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Agim Musta ishte etaloni i të burgosurit politik në diktaturën komuniste. Ai ishte pjesëtar i “grupit socialdemokrat”, së bashku me Pjetër Arbnorin, Uran Kalakulën e të tjerë antikomunistë që në 1962 u arrestuan, sepse tentuan të themelonin të parin formacion politik, pas vendosjes së diktaturës më 1944-n. Pasi provoi për 13 vjet burgjet më të egra të diktaturës, në Burrel e në Spaç, Agim Musta u mbijetoi edhe viteve të tjera të diktaturës dhe u përfshi në vitin 1990 në Lëvizjen për Demokraci, duke qenë një themelues i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë.

Emrin e Agim Mustës e gjen në çdo nismë për rehabilimin e viktimave të komunizmit, integrimin në shoqëri të ish-të përndjekurve politikë dhe pasardhësve të tyre, si dhe në radhën e parë të atyre që kërkonin ndëshkimin e ideatorëve dhe atyre që vunë në zbatim për 45 vjet diktaturën më të egër në Evropë. Ai ishte hartuesi i parë i hartës së zbulimit të më shumë se 100 burgjeve, kampeve të internimit e kampeve të telave me gjemba. Agim Musta ishte një kontributor në themelimin e Pavionit të terrorit komunist në Shqipëri dhe njëri nga anëtarët e komisionit që u mor me rindërtimin e Pavionit të viktimave të diktaturës komuniste, në 2012-n, në 100 vjetorin e pavarësisë. Ai kontribuoi në vetë të parë, jo vetëm në mbledhjen e dëshmive, por edhe me publikimin e 13 librave, me fakte historike, dëshmi e intervista për zbardhjen e krimeve gjatë 45 viteve të diktaturës.

Agim Musta ishte një shembull i intelektualit që nuk u shmangej përgjegjësive të shumta që tranzicioni linte jetime. Angazhimi i tij në mbrojtje të të drejtave të njeriut, si dhe për gjetjen e eshtrave të mbi 4 mijë të vrarëve të diktaturës është një leksion për të gjithë ne. Kur shoqëria ka nevojë, intelektualët e ngrenë zërin, ata rreshtohen dhe nuk stepen as nga intimidimet e metastazave të diktaturës e as nga joshja imorale e zengjinëve që duan të blejnë heshtjen, robërinë e re të shoqërive me demokraci hibride.

Unë u jam pranë vajzave të Agim Mustës, Elisabetës dhe Suelës, dhe ndaj me to ndjesinë e krenarisë që ndjen çdo shqiptar për një dëshmitar të diktaturës komuniste, që, qysh prej 1990-s, ja kushtoi jetën e vet publikimit të këtyre dëshmive. Këtu jeta e Agimit dallon nga jeta e të burgosurve të tjerë të komunizmit. Publikimi i dëshmive për krimet dhe i librave të tjerë historikë është një kontribut i pashoq, për të cilin jam i sigurtë se shoqëria shqiptare do t’i jetë përjetësisht mirënjohës Agim Mustës.

U prehtë në paqe!

Etiketa: Agim Mustadëshmitari të çmuarKryetari i Partisë DemokratikeLulzim Bashanjë simboli të rezistencës antikomuniste

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Meta depoziton në GJK kërkesën për mos-shembjen e Teatrit: Drejtësia nuk do të pengohet nga matrapazët (live)

Meta depoziton në GJK kërkesën për mos-shembjen e Teatrit: Drejtësia nuk do të pengohet nga matrapazët (live)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

23:01 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:11 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:05 | 15/03/2026
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

21:53 | 15/03/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –

21:33 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –
  • Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –
  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com