Deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Bare tha se pretendimet e Partisë Demokratike për manipulim të zgjedhjeve janë retorikë pasi sipas tij, kryeministri nuk është provuar asnjëherë në zgjedhje të përgjithshme.
I ftuar në studion e Ora News, Bare deklaroi se PD e ka kompleks çështjen e manipulimit të zgjedhjeve.
“Unë mendoj se i gjithë qëndrimi i Partisë Demokratike ka pasur vetëm një qëllim: si të cenojë demokracinë dhe procesin e zgjedhjeve në Shqipëri në rrethanat kur Partia Socialiste dhe kryeministri nuk është provuar asnjëherë që të menaxhojë zgjedhjet e përgjithshme”, u shpreh Bare.
Bare tha se qeveria teknike do të ishte një precedent që komprometon demokracinë në Shqipëri.