“O Edvin e zagar, do të tërheqim me litar, benzinën e kemi gati, hajde po ta mbajti”. Këto kanë qenë thirrjet e banorëve të Unazës së Re gjatë protestës që kanë zhvilluar sot.
Në shenjë revolte ata kanë djegur disa shkresa dhe gjoba që ju kishin shkuar në banesat e tyre duke deklaruar: “Siç po digjen këto letra do digjen edhe të gjitha fadromat që do të guxojnë të na prishin shtëpitë”.