“Na kanë rrethuar sikur kemi vrarë njeri, policia na ka drejtuar kallashin. Më ra të fikët. Na kanë bllokuar në çdo anë, as televizionet nuk i lanë të afrohen”, është ky rrëfimi për 27.al i një banorje të Shkozës që do t’i shembet shtëpia.
Veç panikut që u shkakton fakti se bashkë me fëmijët do të mbeten në qiell të hapur, banorët e Shkozës janë traumatizuar sot nga policët e armatosur dhe të veshur me antiplumb.
Pasi u ishte premtuar se do të arrinin një dakordësi me autoritetet, ata befasishëm janë zgjuar këtë mëngjes të rrethuar nga forca të shumta policie, të pazakonta për një situatë të tillë.