Banorët e Mbrostarit në Fier janë ngritur sot në protestë me arsyen se punimet në rrugën e ByPassit, i kanë bllokuar rrugën për të shkuar nëpër banesa.
“Kjo është e vetmja rrugë, nuk ka rrugë tjetër. Nuk kalon asnjë makinë apo ambulancë. Kemi bërë shumë ankesa, por nuk na është dhënë zgjidhje”, shprehen banorët.
Mësohet se pjesë e kësaj proteste janë bashkuar 35 familje të cilët paralajmërojnë deri në bllokimin e rrugës.