Banorët e Klosit kanë protestuar paraditen e sotme, duke bllokuar për rreth një orë, rrugën nacionale Peshkopi-Tiranë, në vendin e quajtur “Klos Katund”, për arsyen se u ka ngordhur bagëtia si pasojë e mos vaksinimit nga Ministija e Buqësisë, për sëmundjen e “dermatoza nodulare të gjedhit”.
Banorët kërkojnë takim me ministrin e Bujqësisë, për të gjetur një zgjidhje, ose në të kundërt do të bllokojnë sërish rrugën.
Edhe pse në zona të tjera Ministria ndërmori një nismë për vaksinimin e bagëtive, në këtë zonë ata nuk e kanë realizojmë këtë proçes.