Banorët e “Astirit” në kryeqytet kanë vijuar protestën e tyre në ditën e 13.
Banorët kanë bllokuar edhe sonte rrugën, ndërsa kërkojnë dëmshpërblim me vlerën e tregut për banesat e tyre të cilat do të prishen, sepse preken nga projekti për Unazën e Re.
Në mbështetje të banorëve kanë shkuar edhe deputetë të opozitës.