Banka e Shqipërisë njoftim të dytë: Këto janë afatet për shtyrjen e kredisë dhe kategoritë që përfitojnë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Banka e Shqipërisë njoftim të dytë: Këto janë afatet për shtyrjen e kredisë dhe kategoritë që përfitojnë

17:18 | 16/03/2020
në Kryesore
0

Banka e Shqipërisë ka dalë me një tjetër njoftim për qytetarët dhe istitucione financiare në lidhje me kreditë, situatën e fincanave në vend përfshirë devijimin e përformancës ekonomike nga parashikimet dhe shlyerjen e kredive.

BSH njofton afatet se kur do të bëhet kërkesa nga ana e qytetarëve që duan të shtyjnë afatet e pagesave të kësteve  për ata persona juridik dhe fizik që për shkak të ndikimit të situatës së krijuar nga koronavirusi e kanë të pamundur ti shlyejnë detyrimet.

Njoftimi i plotë:

Read more

Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –

Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –

Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –

Masat e marra nga Banka e Shqipërisë për riskedulimin e kësteve të kredisë

Fillimi i kësaj jave, me evidentimin e rasteve të para të infektuara nga virusi COVID-19, shtron para nesh (pra, të gjithë aktorëve të tregut financiar, përfshirë edhe mbikëqyrësit), nevojën për marrjen e masave të shpejta dhe në kohën e duhur, për të përmbajtur dhe minimizuar efektet e mundshme negative, jo vetëm për shëndetin dhe mirëqenien e publikut, por edhe për qarkullimin e flukseve të mallrave dhe atyre monetare në mjedisin ekonomik.

Vendimi i qeverisë për pezullimin e mësimit në institucionet arsimore, masat për shmangien e grumbullimeve të njerëzve, rekomandimet për të punuar nga shtëpia, ndërprerja e një sërë aktivitetesh tregtare, masat e shtuara të kujdesit që duhet të aplikohen masivisht, etj., padyshim që do të ndikojnë në vëllimin e aktivitetit të bizneseve dhe gjenerimin e të ardhurave në nivele më të ulëta se parashikimet.

Për këto arsye, në mbledhjen e datës 12 mars 2020, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi shtimin e një dispozite të përkohshme në rregulloret e administrimit të rrezikut të kredisë për bankat dhe të administrimit të rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka dhe të shoqërive të kursim-kreditit, e cila synon t’u krijojë lehtësi këtyre subjekteve, që në rastet e paaftësisë paguese e kredimarrësve gjatë periudhës tremujore, këto institucione të mos jenë subjekt i zbatimit të kërkesave të këtyre rregulloreve që lidhen me klasifikimin dhe krijimin e fondeve për provigjione.

Ky vendim i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë merr në konsideratë faktin se nisur nga situata e krijuar, ngadalësimi i aktivitetit të njësive ekonomike apo pamundësia e lëvizjes së individëve, mund të përcjellë pasoja edhe në aftësinë paguese të tyre, duke krijuar vështirësi për shlyerjen e detyrimeve sidomos gjatë periudhës vijuese 3-mujore, kur pritet që shpërndarja e virusit të arrijë pikun e vet.

Në këtë mënyrë, do të jetë e mundur që bankat dhe institucionet e tjera financiare të sipërpërmendura të akomodojnë nevojat e klientëve për një riskedulim të kësteve të kredisë, duke mos i ngarkuar ata me penalitete apo me përkeqësim të statusit të kredimarrësit, duke qenë se mospagimi i kredisë ka ardhur si pasojë e kushteve të vështira të këtyre ditëve jashtë kontrollit të tyre.

Masat për riskedulimin e kësteve të kredisë hyjnë në fuqi në datën 13 mars 2020 dhe zgjasin deri në datën 31 maj 2020. Ato parashikojnë që, gjatë kësaj periudhe, ata kredimarrës individë dhe biznese, gjendja financiare e të cilëve përkeqësohet nga situata aktuale, mund të përfitojnë një shtyrje, deri në 3-muaj, të pagesave të kësteve të kredive të tyre, të marra nga institucionet financiare të licencuara nga Banka e Shqipërisë: banka, jobanka dhe shoqëri kursim-krediti. Në këtë pikë, theksojmë se ky është nje proces që bën të mundur vetëm riskedulimin e detyrimeve qe këta kredimarrës kanë, por jo falje të tyre.

Për të bërë të mundur këtë nevojitet që, të gjithë ata kredimarrës, biznese dhe individë, të cilët preken ekonomikisht dhe financiarisht nga kjo situatë, dhe që dëshirojnë të përfitojnë nga kjo lehtësi e ofruar, të kontaktojnë me institucionin financiar (bankë, jobankë, shoqëri kursim-krediti) me të cilin kanë marrëdhënien e kreditimit dhe të informojnë këta të fundit mbi këtë kërkesë.

Më pas, do të jetë institucioni financiar (banka, jobanka, shoqëria e kursim-kredititi) i cili, në bashkëpunim me kredimarrësin, do të vlerësojë kërkesën dhe, bazuar në specifikat e rastit, do të ofrojë edhe zgjidhjen përkatëse.

Ndërkohë, kredimarrësit, aftësia paguese e të cilëve nuk preket apo dëmtohet nga kjo situatë duhet të vijojnë normalisht shlyerjen e detyrimeve të tyre me këto institucione.

Në përfundim, Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave, dëshirojnë të sigurojnë të gjithë publikun shqiptar se  mbeten te angazhuara maksimalisht për të ofruar të gjithë mbështjetjen e nevojshme, në kapërcimin e kësaj situate të vështirë.

Etiketa: Banka ShqiptareKestet e krediveKoronavirusi

Të Lidhura

Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –

Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –

nga 27
20:30 | 23/04/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësimin për mungesën e medikamenteve në spitalin e Lushnjës gjatë fjalës së...

Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

nga 27
20:16 | 23/04/2026
0

Athina zyrtare ka rrëzuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për negociata të avancuara mes Shqipërisë dhe Greqisë lidhur me përcaktimin e Zonës...

Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –

Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –

nga 27
20:14 | 23/04/2026
0

Bëhet fjalë për tre persona të dyshuar, dy nga Shqipëria, 43 dhe 34 vjeç, dhe një grek 23-vjeçar, të cilët...

Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –

Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –

nga 27
19:46 | 23/04/2026
0

Brenda tunelit të Llogarasë është regjistruar një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, dyshohet për...

Para
Nobelisti Michael Levitt: Ja pse koronavirusi do ta ulë “vrapin” dhe njerëzimi do t’ja hedhë shumë shpejt

Nobelisti Michael Levitt: Ja pse koronavirusi do ta ulë “vrapin” dhe njerëzimi do t’ja hedhë shumë shpejt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –

Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –

20:30 | 23/04/2026
Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

20:16 | 23/04/2026
Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –

Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –

20:14 | 23/04/2026
Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –

Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –

19:46 | 23/04/2026
AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci –

AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci –

19:12 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –
  • Procesi u ndal nga Kushtetuesja –
  • Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –
  • Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –
  • AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci –
  • Rihapet dosja për Thoma Gëllçin, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe e çon në Apel –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –
  • Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com