Bangladeshi është shteti i 114-të që njeh pavarësinë e Kosovës
Bangladeshi është shteti më i ri që ka njohur pavarësinë e Kosovës. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.
“Bangladeshi njeh pavarësinë e Kosovës. Lajmi më është konfirmuar para pak çastesh edhe zyrtarisht. Kanë qenë vite përpjekjesh për të lobuar dhe marrë këtë njohje. Faleminderit. Tani kemi 114 njohje”, shkruan Hoxhaj në facebook.