Tajar Bici i mbështetur nga socialistët e vjetër merr 52 vota po aq sa Klodian Taçi i mbështetur nga Rama
Balotazh në zgjedhjen e kryetarit të PS-së së Gramshit. Klodian Taçe është kandidati i mbështetur nga strukturat e PS-së që bazë dhe qëndër dhe Tajar Bici i mbështetur nga socialistët e vjetër në PS dhe secili prej tyre ka marrë nga 52 vota. Ka një ndarë mespërmes të elektoratit sociliast në këtë rreth, i cili konsiderohet një nga bastioned e padiskutueshme të PS-së. Socialistët në Gramsh nuk kanë pasur asnjëherë probleme me kundërshtarin politik PD, por duket se problemet janë Brenda kësaj partie pasi ka një ndarje të thellë midis Rilindjes dhe PS-së së vjetër.
Ky rezultat është mjaft domethënës pasi vërteton se të paktën në Gramsh, gjysma e soiclaistëve janë të pakënaqur me Rilindjen e Edi ramës. Nuk ka shumë rëndësi se si do ta zgjidhe PS këtë situatë në Gramsh pasi fare mirë mund të komandojë një tjetër ose të stimulojë fitoren e kandidatit të Rilindjes, Klodian Taçi. Problem I ramës dhe rilidnjes së tij është gjetkë. Gjysma e elektoratit të tij me shumë gjasa është larguar.
Për pasojë nuk ka pasur një kandidat fitues. E gjithë kjo situatë ka gjetur të papërgatitur PS-në në qendër e cila tashmë duhet të vendosë nëse do të përsëriten zgjedhjet apo kryetari i ri do të emërohet nga kryesia. Emërimi nga partia në qendër nënkupton që gjysma e socialistëve të mbeten të pakënaqur në këtë bashki. Ndaj ende nuk dihet se si do të operohet, raporton Infoelbasani.al. I deleguar nga PS në këto zgjedhje ka qenë koordinatori i PS-së për qarkun Elbasan, Taulant Balla.