Balluku sqaron qytetarët që presin të riatdhesohen: Si të rezervoni online biletën dhe dhomën e hotelit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Balluku sqaron qytetarët që presin të riatdhesohen: Si të rezervoni online biletën dhe dhomën e hotelit

12:03 | 16/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, sqaroi qytetarët që presin të riatdhesohen, se si duhet të prenotojnë dhe si duhet të kryejnë pagesën që do duhet të bëjnë për biletën e avionit si dhe karantinimin në hotel.

Përmes një deklarate për mediat, Balluku tha se pas pak sistemi online do të jetë gati për të bërë rezervimet.

Deklarata e plotë:

Read more

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Të nderuar bashkatdhetarë përshëndetje!

Pas pak sistemi online, i cili do t’Ju japë mundësinë të rezervoni riatdhesimin tuaj, do të jetë i gatshëm për t’u aksesuar.

Vizitoni faqen Airalbania.com.al dhe më pas rubrikën Riatdhesime. Klikoni në linkun e hoteleve, të cilat janë transformuar në struktura karantinuese Covid 19.

Lexoni me kujdes formularin e kushteve të karantinimit dhe vetëm pasi të shtypni butonin PRANOJ, do të mund të zgjidhmi dhomën tuaj të qëndrimit 14 ditor.

Do të ndalem këtu për t’ju qartësuar çështjen e pagesës, për të cilën ka pasur shumë komente ditët e fundit.

Kosto ditore e qëndrimit tuaj në karantinë është vlerësuar 21 euro personi në ditë, nga të cilat 14 euro, janë akomodim dhe fjetje qw do të mbulohen nga Qeveria Shqiptare, ndërsa kosto ushqimore ditore prej 7 euro, do të mbulohet nga vetë personi.

Pasi të kryeni pagesën elektronike prej 98 eurosh, sistemi do të prodhojë vërtetimin e rezervimit tuaj, në të cilin do të gjeni një kod unik, që do t’ju shërbejë për rezervimin e biletës.

Kthehuni në faqen Airalbania dhe me kodin unik që morët nga vërtetimi i akomodimit në karantinë, procedoni me rezervimin e biletës së avionit.

Pasi të keni përfunduar të gjithë procesin e rezervimeve do të jeni të gatshëm për të udhëtuar, sigurisht nëse dokumentacioni juaj identifikues është i vlefshëm dhe i plotë.

Të nderuar bashkëqytetarë!

Këshillohuni me ambasadat shqiptare në vendet ku ndodheni, për probleme të dokumentacionin identifikues.

Airalbania, e cila nis fluturimet këtë të shtunë drejt Romës, do të fluturojë gjithashtu në Milano, Bari, Frankfurt, Paris dhe Londër.

Sigurisht, ne do të vlerësojmë kërkesën tuaj për destinacione të tjera, por ju lutem mos harroni se sot përballemi me vështirësinë e një lufte të paprecedentë, ndaj dhe përpjekjet tona për të aksesuar çdo destinacion, hasin vështirësi të konsiderueshme.

Destinacionet, që sapo njoftova, janë pika kyçe, që ju japin mundësi dhe qytetarëve të tjerë, që ndodhen në Europë, Amerikë, Kanada e gjetke për t’i aksesuar.

Detajet e sakta për çdo fluturim do t’ju bëhen me dije nga Air Albania.

Çmimi i biletës së avionit varion sipas numrit të miljeve të fluturimit dhe aeroportit ku Air Albania do të ulet, por ju sigurojmë se Air Albania do të aplikojë çmime minimale thjesht për të mbuluar një pjesë të kostove të këtyre fluturimeve. Bileta nga Roma në Tiranë kushton 100 Euro.

Dua të theksoj se procesi i Riatdhesimit për ne është një operacion delikat, nga i cili varet siguria shëndetësore e të gjithë shtetasve shqiptarë, të cilët kanë sakrifikuar prej më shumë se 5 javësh duke respektuar rregullat dhe masat e marra për parandalimin e përhapjes së Covid 19, ndaj do të jemi të rreptë dhe nuk do të tolerojmë asnjë dalje nga protokolli i vendosur nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë.

Për çdo informacion shtesë, apo paqartësi që keni, Ju lutem drejtohuni në faqet zyrtare dhe përdorni numrat e telefonit të vendosura në dispozicion nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Jam e bindur se falë bashkëpunimin tuaj edhe ky operacion kompleks, do të realizohet me sukses, duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në luftën tonë të përbashkët kundër armikut të padukshëm, dinak dhe të rrezikshëm.

Ju falënderoj dhe ju uroj një udhëtim të mbarë!

 

Etiketa: Belinda Ballukudhomën e hotelitMinistrja e Infrastrukturësrezervoni online biletën

Të Lidhura

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

nga 27
21:02 | 05/06/2026
0

Një takim i kryeministrit Edi Rama me banorët e Zvërnecit është shoqëruar me tensione dhe një incident të rëndë ditën...

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

nga 27
20:46 | 05/06/2026
0

Gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, një murgeshë katolike mori fjalën duke përcjellë një mesazh të fortë mbi gjendjen sociale...

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

nga 27
20:40 | 05/06/2026
0

Ndryshe nga ditët e tjera, sot protestat u shtri edhe në 4 qytete të tjera, në Korçë, Fier, Kukës e...

Para
Gjuzi-Ramës: Prej 40 ditësh po shkel Kushtetutën, sot s’ke vënë as maskë

Gjuzi-Ramës: Prej 40 ditësh po shkel Kushtetutën, sot s’ke vënë as maskë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026
Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

20:46 | 05/06/2026
Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

20:40 | 05/06/2026
Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

20:20 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –
  • Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –
  • Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –
  • Rama s’ka rrugë veç largimit! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com