Në përfundim të ndeshjes Partizani – Skënderbeu, gjyqtari i garës Enea Jorgji vendosi të tregojë se është elbasanas 24 karatësh. Arbitri i FIFA-s kishte marrë me vete në “Qemal Stafa” një qese me ballokume dhe meqenëse takimi përkoi me Ditën e Verës filloi t’i shpërndante në korridor, madje pikërisht në kohën kur tifozët po mundoheshin të gjenin rastin për t’u përleshur dhe policia kishte rrethuar impiantin. Enea qerasi gazetarë, futbollistë të Skënderbeut dhe pjestarë të stafit të skuadrës kampione, ndërsa pjesa e ballokumeve të ndara për Partizanin i teproi. Në atë moment të kuqtë ishin për kafe pa sheqer, le që arbitri elbasanas i kishte ëmbëlsuar dy herë gjatë ndeshjes… fillimisht me 11 metërshin e humbur nga Raçiç dhe më pas me një faull të paqenë kundër, prej nga ku erdhi edhe goli i barazimit për korçarët.
Kumbulla shënon dhe kthehet në hero te Roma
“Mirëserdhe Marash”. Mediat italiane e vlerësojnë maksimalisht performancën e mbrojtësit shqiptar Marash Kumbulla i cili shënoi sot në minutën 87...