Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Balliu: Banorët e Astirit nëse e dërgojnë çështjen në Strasburg, e fitojnë (film)

Nga Ejona 0

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu, deklaroi se, kryeministri Edi Rama po bën vjedhje galoponte te Unaza e Re.

Sipas tij, Rama nuk bën dialog me banorët, për shkak se e di se ka vjedhur.

Në një dalje publike për mediat nga selia blu, Balliu shtoi ndër të tjera se banorët e Astirit nëse e dërgojnë çështjen në Strasburg, e fitojnë.

“Edi Rama vazhdon që të vjedhë te Unaza e Re. Rama u kap në flagrancë duke vjedhur, pasi ka bllokuar hetimet në Prokurori, agjencitë në varësi të Ramës po e thellojnë vjedhjen. Firma Salillari është në kundërshtim me ligjin. Edi Rama ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin e koorporimeve.

Projekti është të bëhet sikur gjithçka është në rregull. Por Rama po vjedh paratë publike, duke bërë sikur ndërtojnë. DH Albania, kompania fantazmë që u shpall fituese e tenderit të parë ka marrë 40 milionë euro. Rama nuk do dialog, sepse e di se ka vjedhur. Banorët duan dialog. Mos detyroni banorët e Unazës së Re që të çojnë çështjen në Strasburg e ta fitojnë”, u shpreh Balliu.

LIVE – Klevis Balliu deklaratë për mediat

Skandali, kompania INK në shkelje të ligjit do të mbikëqyrë cilësinë e punimeve tek Unaza ndërkohë paguhet nga Salillari si mbikëqyrëse për koncesionin e rrugës së kombit, ku operon së bashku me Kastratin. Klevis Balliu deklaratë për mediat

Publiée par Partia Demokratike e Shqipërisë sur Dimanche 10 novembre 2019

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej