Fati i ekstradimit të Ismail Morinës është në interesin e të gjithë shqiptarëve, por më tepër kushtëzon tifozin e “çmendur” kuqezi që do të rrezikonte jo pak nëse do t’i duhej të përballej me Serbinë.
Për Ballistin ka edhe një shans. Dosja e tij tashmë ndodhet në zyrën e Drazen Boshnjak, ministri kroat i Drejtësisë.
Fati i Morinës është tashmë në duart e tij, ndërsa Ballisti do duhet të presë edhe pak ditë për të mësuar se çfarë e pret në të ardhmen.