Nga Ylli Manjani
Antikushtetushmëria e qeverisë vijon! Është bërë rutinë.
Më datë 13 mars 2018, nuk dihet saktë se ku (në Tiranë, Elbasan apo rrugës), qeveria ka vendosur të pezullojë përkohësisht dhënien e Titujve të Pronësisë mbi tokën.
Që të kuptojmë problemin: dhënien e Titujtve Pronësisë në Republikën e Shqipërisë e ka bërë Parlamenti me ligje të posaçme.
Asnjë rrjesht i atyre ligjeve nuk lejon qeverinë të pezullojë dhënie titujsh! Asnjë!
Pezullimi ndodh vetëm si masë procedurale e përkohshme përgjatë një procedure hetimore (penale apo administrative). Por jo si e drejte e qeverisë!
Qeveria nëse çmon se duhen pezulluar ato ligje, duhet të propozojë ndryshimin e tyre në Parlament, por jo të anashkalojë zbatimin!
Misioni Kushtetues u Qeverisë është të zbatojë ligjet e shtetit dhe jo të pezullojë zbatimin e tyre!
Për më tepër e drejta e pronës është e drejtë themelore që rregullohet direkt nga Kushtetuta!
Duke pezulluar të drejtën që e fiton shtetasi nga vetë Kushtetuta, qeveria dhunon direkt Kushtetutën!
Jo vepër, por kryevepër penale e qeverisë, quhet kjo gjë!
Nuk po merrem këtu fare me argumentat e tjera të natyrës politike, si premtimi për të mbyllur shpërndarjen e titujve. Nuk ja vlen kjo gjë se ska më as turp e as fytyre politike kjo qeveri!
Por, përgjegjësinë ligjore ndaj dhunimit të të drejtave kushtetuese të shtetasve, të paktën duhet ta evidentojmë.
Në kushte normale Instirucionet e ndjekjes penale duhet të veprojnë. Por edhe ata funksionojnë si fasoneri, me material porositësi…
E gjithë kjo ndodh në kushtet kur shteti nuk ka as Gjykatë Kushtetuese.
Kështu ndodh gjithnjë kur qeveria shitet në publik “edhe më e mirë se vetë zoti…”
Zoti na ruajt! Po shenjat janë të këqija.