Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla ka akuzuar deputetët e opozitës për sjellje të keqe, ndërsa pohoi se ata duhet t’i kërkonin falje shqiptarëve për situatën e krijuar në seancën e fundit plenare, ku u votua edhe kryeprokurorja e re, Arta Marku.
“Çimzet, shishet dhe togjet e letrave të punës, tymueset e stadiumit, ulërimat histerike s’kanë lidhje me parlamentin. Por turpi gjithmonë dhe asnjëherë nuk është kolektiv dhe përgjegjësia s’është kolektive. Lulzim, Monikë, je e ndëshkuar për thyerje të rregullores. Ju i detyroheni të gjithë shqiptarëve një ndjesë kolektive që i bëtë kësaj sallë. Kjo duhet të jetë një ndjesë, një borxh, që këta abuzojnë me pushtetin. Shqipëria dhe shqiptarët se meritojnë as vallen dhe as tymin, e as çizmet firmato. Brenda muajt janar të miratojmë kodin etik dhe brenda muajt janar duhet të sjellin rregulloren e Kuvendit tek ndryshimet Kushtetuese”, tha Balla.