Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka akuzuar kryedemokratit Lulzim Basha se mbron kryebashkiakun e Mallakastrës, Agron Kapllanaj i akuzuar për vjedhje, ndërsa akuzon të tjerët.
Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Balla tha se Basha po sillet si polic dhe prokuror.
“Është shumë e qartë për të gjithë pse Lulzim Basha po mundohet të sillet si polic, prokuror apo gazetar. Sepse Lulzim Basha nuk bën dot detyrën e Kryetarit të Partisë Demokratike.
Kryebashkiaku i Lulzim Bashës Agron Kapllanaj, është dënuar me 2 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vjedhjes”, por Kryetari Basha nuk jep asnjë përgjigje dhe nuk merr asnjë përgjegjësi për këtë.
Kryetari i Partisë së Agron Kapllanajt flet edhe 10 herë në ditë për të tjerët, për krimin dhe të inkriminuarit, por ka 3 ditë që nuk flet për të dënuarin për “vjedhje”, të cilin Basha e mbrojti duke shkelur Ligjin në KQZ”, tha Balla.