Babai vrau 2 djemtë dhe plagosi gruan, mediet gjermane zbulojnë detaje të errëta – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Babai vrau 2 djemtë dhe plagosi gruan, mediet gjermane zbulojnë detaje të errëta

08:39 | 15/01/2022
në Kosove Rajon, Kryesore
0

 

Tragjedia  e familjes shqiptare  në Gjermani, ku babai varu dy djemtë dhe gruan vazhdon të jetë në qendër të diskutimeve.  Ditën e sotme mediet gjermane,  shkruajnë se detaje të tjera të pakëndshme kanë dalë nga ngjarja, ku kosovari Flamur R., 44 vjeç, qëlloi për vdekje dy djemtë e tij të moshës 13 dhe 11-vjeçare dhe po ashtu plagosi gruan e tij A.R., 38 vjeçe dhe në fund qëlloi veten. Nga e gjithë kjo ngjarje ka mbijetuar gruaja, e cila është jashtë rrezikut për jetë.

Fqinjët thonë se Flamur R. ka qenë gjaknxehtë, raporton “Bild”. Madje mësohet se në të kaluarën kishte kërcënuar edhe të afërmit e tij, të cilët e kishin denoncuar në polici.

Read more

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI) –

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë –

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen –

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO) –

Nëna e dy fëmijëve të vrarë pas daljes nga koma ka dhënë deklaratë për policinë gjermane, duke dhënë detaje të tjera për aktin vdekjeprurës të dhunës. Theksohet se mosmarrëveshje martesore ishte shkas për të shtënat vdekjeprurëse gjatë festave të fundvitit. Advije R. tha të martën zëdhënësi i prokurorisë publike të Lübeck, Christian Braunëarth.

A.R. dëshmoi se fillimisht ka pasur një debat verbal me bashkëshortin e saj Flamur R. Pastaj bashkëshorti papritmas ka nxjerrë një armë dhe ka shtënë. Kjo deklaratë përkon me vlerësimin e thirrjes së urgjencës, tha Braunëarth. Aty dëgjoheshin qartë të shtëna.

Prokuroria tregon se vepra e përgjakshme është zbardhur në masë të madhe. Meqenëse i dyshuari nuk është më gjallë, hetimi pritet të ndërpritet, tha Braunëarth. Po ashtu, sipas autoriteteve, qysh në mars të vitit 2020, gjatë një debati të ashpër mes prindërve, djemtë kishin telefonuar policinë. Sabine Schmidt nga Zyra për Mirëqenien e të Rinjve Stormarn ka treguar për rastin.

“Si rezultat, më 24 mars të vitit 2020 morën një raport nga policia për dhunë në familje”, thotë ajo. Ajo ka treguar se autoritetet u munduan të flisnin me familjen.

“Kur marrim një mesazh të tillë, ne flasim me të gjithë të përfshirët. Prindërit ishin shumë të kuptueshëm. Nuk kishim asnjë dëshmi se prindërit kishin probleme psikike. Ne gjithashtu nuk gjetën ndonjë tregues për ndonjë rrezik të mirëqenies së fëmijëve”, tregon Sabine. “Po të kishte qëllime të ndarjes nga ana e prindërve, do të mund të paramendoja se mund të vinte te një ngjarje kaq e tmerrshme. Frika nga humbja mund të luajë një rol të madh. Bëhet fjalë për fëmijët”, thotë Schimdt.

Etiketa: gjermanishqiptarevrasje

Të Lidhura

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI) –

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI) –

nga 27
23:30 | 07/04/2026
0

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë –

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë –

nga 27
23:16 | 07/04/2026
0

Arsenali mori një fitore të rëndësishme në Lisbonë, pas triumfit 0-1 përballë Sportingut në frymën e fundit të takimit. Skuadrat...

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen –

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen –

nga 27
23:04 | 07/04/2026
0

Bayerni i Mynihut ka arritur një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë çerekfinale përballë Realit të Madridit në “Bernabeu”,...

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO) –

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO) –

nga 27
22:15 | 07/04/2026
0

Përballja mes Real Madrid dhe Bajern Mynih në çerekfinalet e këtij edicioni të Ligës së Kampioneve, është cilësuar si një...

Para
Nis sot kompensimi, 1300 pronarët që duhet të plotësojnë formularin

Bujqësia s’pret rritje në 2022, shkak mungesa e subvencioneve dhe çmimeve e inputeve

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI) –

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI) –

23:30 | 07/04/2026
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë –

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë –

23:16 | 07/04/2026
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen –

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen –

23:04 | 07/04/2026
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO) –

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO) –

22:15 | 07/04/2026
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë –

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë –

22:02 | 07/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI) –
  • Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë –
  • Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen –
  • Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO) –
  • Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë –
  • I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI) –
  • Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com