I kishte shkruar letër Babgjyshit dhe priste prej tij dhuratën që kishte kërkuar. Por nuk gjeti poshtë dritares asnjë prej dhuratave që donte.
Kjo “pabesi” e ka lënduar tej mase 9-vjeçarin gjerman i cili ka flakur të gjitha dhuratat dhe vendosi të kërkojë përgjegjësit.
I zemëruar ai ka telefonuar policinë për t’u ankuar mbi këtë veprim. Efektivët pasi u munduan të qetësojnë 9-vjeçarin, kanë lexuar letrën me kërkesat e vogëlushit dhe e kanë sqaruar duke i shpjeguar se Babagjyshi ka bërë një gabim duke i sjellë pakon e një fëmije tjetër. Nuk dihet se kush do ta zëvendësojë dhuratën, ama historia po bën xhiron e botës.