Franca ka riatdhesuar rreth 30 shtetas shqiptarë, të cilëve iu është refuzuar kërkesa për azil.
Procesi u ndoq edhe nga atasheu i sigurisë së ambasadës franceze në Tiranë, ndërsa autoritetet shqiptare u bëjnë apel qytetarëve mos t’i shohin si mundësi kërkesat për azil, pasi pranimet do të jenë zero.
“Ne e përsërisim disa herë si Ministri e Brendshme, si qeveri shqiptare se mënyra e aplikimit për azil në vendet e Bashkimit Europian nuk miratohet për shqiptarët, sepse Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt. E thënë me fjalë më të thjeshta do të thotë se shanset e përfitimit nga shtetas shqiptarë të azilit ekonomik apo politik në hapësirën e vendeve të BE, janë zero”, deklaroi zv.ministri i Brendshëm, Stefan Çipa.
Numri më i lartë i azilkërkuesve shqiptarë vitet e fundit ka rezultuar në Gjermani.