Azia e vogël pellazge fliste në shqipen e kohës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Azia e vogël pellazge fliste në shqipen e kohës

21:49 | 31/08/2020
në Kryesore
0

Shkruan Fahri Xharra*

Një komb i vjetër, më i vjetri i kombeve të Evropës, pellazgët e qëmoçëm të mbajtur e të qëndruar që prej mijëra vite ishin, një komb kaq i vjetër e megjithëse kësaj fort i ri, që tani po zë të lulëzojë për të parën herë, një komb trim e i zoti me një kokë e me një ballë, qe s’i ka askush tjetër, me një gjuhë të gjerë e të plotë, të bukur e të lehtë, që e mëson që në gjirin e nënës, një komb të tillë, kush mund t’i dalë kundër, e kush mund t’i shkojë përpara? (Sami Frashëri 1889)
– Gjua shqipe pra, e populli shqiptar

Para vetit e kemi një hartë të Azisë së Vogël e banuar me popullin pellazg në lashtësi. Qëllimi i hartës është të shohim listën e popujve të vjetër gati të gjithë të një rrënje pellazgjike  që banonin në Anatolli në antikitet.
Azia e Vogël i ka rritur popujt më të famshëm, i kishte vendet dhe ngjarjet më famëdhaja në historinë e Antikitetit. Sipas historian Philo 225 Para Krishtit, Azia e Vogël ishte strehë e dy prej shtatë mrekullive të botës: Tempulli i Artemisës në Efes dhe varri i Mauslosit të Halikarnasit, i njohur si muzeu i Halikarnasit në Caria (populli Karaj). Në historinë e vjetër, Azia e vogël ishte vendi i mbretërive dhe qyteteve të: “Thrakisë, Bithinisë, Paflagonisë, Eolisë , Hititӕve, Frigjisë, i Galicisë, Pontusit Armenisë, Urartu, Asirisë, Cilicisë, Pamfilisë, Lucias, Pisidia. Lycanonisë Karajve, Myzëve. Lidianëve, Dardanisë dhe Trojës”.

Read more

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Pellazgishtja nëna e shqipes, shqipja nëna e sanskrishtes, apo jo? Pra, një gjuhë shumë e vjetër.
Sami Frashëri shkruan: “Të çojmë gjuhën përpara, ta zgjerojmë e ta zbukurojmë me shkronja e me dituri; të hapim shkolla, të mësojmë, të mos mbesë ndonjë shqipëtar i paditur e që të mos dijë të lexojë e të shkruajë; të largojmë shkollat e huaja nga Shqipëria e ta mbushim mëmëdheun tonë me shkolla shqipe; djemtë tanë në një kohë të shkurtër të mësojnë të lexojnë e të  shkruajnë gjuhën e tyre edhe dituritë që u duhen; meqenëse gjuhën e dinë vetvetiu e mundin ta mësojnë në pak kohë, do të kenë dëshirë të mësojnë mjaft dituri; edhe bariu dhe bujku edhe mjeshtëri i mureve nuk do mbetet pa “dituri”.
Anadolli ose siç njihet ndryshe Azia e Vogël, është territor me një histori shumë të lashtë, që ka lidhje mjaft të ngushta me historinë e Ballkanit dhe të Europës. Anadolli ka qenë banuar nga popullsi e një race me prejardhje pellazge, të ndarë në disa shtete dhe ka folur një gjuhë, të ndarë në disa dialekte. Anadolli përmendet në histori për qytetërime shumë të lashta dhe me zhvillim të madh shoqëror.
Vendin kryesor në zhvillimin shoqëror, gjatë kohës së bronzit, në Anadoll e kanë zënë hititët. Perandoria Hitite (afërsisht në periudhën 1650-1180 p.k.) në kulmin e zhvillimit të saj, ka qenë njëra nga fuqitë më të mëdha të kohës, krahas Egjiptit, Asirisë, Babilonisë dhe Mbretërisë së Mikenës në Pellazgji 1. Kjo perandori e fuqishme shtrihej nga brigjet perëndimore të Anadollit, në pjesën veri-perëndimore të Mesopotamisë, pjesën veriore të Sirisë, përfshirë edhe ishullin e Qipros. Prandaj, hititët kanë ndikuar së tepërmi në zhvillimin historik të gjithë rajonit të Egjeut dhe të Lindjes së Afërt e gjetkë.
Dëshira për të ditur më shumë mbi gjuhën hitite na nxiti të studiojmë gjuhët e tjera të lashta të Anadollit, për të parë lidhjet dhe afërsitë me gjuhën hitite dhe me gjuhën shqipe. Nga ky studimi i gjuhëve luviane, kariane, lide, like dhe frige vërtetohet, se të gjitha këto gjuhë kanë po atë lidhje të fortë me gjuhën shqipe, si dhe gjuha hitite dhe pa tjetër, që janë të afërta si motra njëra me tjetrën. Nga kjo analizë arritën në përfundimin se të gjitha gjuhët e lashta të Anadollit janë shumë të afërta njëra me tjetrën dhe me gjuhën shqipe, përfundim i një rëndësie të madhe për gjuhësinë në përgjithësi dhe për familjen Indo-Europiane të gjuhëve në veçanti. Për ne nuk ka dyshim, që kjo afërsi e madhe e gjuhëve të Anadollit me gjuhën shqipe lidhet me origjinën e tyre të përbashkët nga gjuha e lashtë pellazge.
Pra, studimi që pellazgët e Anadollit e kanë folur gjuhën shqipe të kohës së vet ka bazë shkencore dhe është e vërtetuar.

Kultura luviane edhe besimi fetar kanë qenë mbizotëruar nga ajo hitite, sepse luvianët ruajtën traditat kulturoe hitite gjatë historisë së tyre (Enc. Britannica). Gjuha luviane është gjuhë e lashtë e grupit të gjuhëve të Anadollit, që njihet nga studiuesit si gjuhë indo-europiane.
Karia ka qenë një provincë, që shtrihej në bregun jug-perëndimor të Anadollit, që përmendet qysh gjatë kohës së bronzit dhe shtrihej midis Lidisë dhe Likisë. Gjuha kariane bën pjesë në degën e gjuhëve të Anadollit. Gjatë historisë së tyre karianët kanë qenë herë aleatë dhe herë armiq me hititët. Ata kanë qenë aleatë me trojanët në Luftën e Trojës.

Lidët e kanë shkruar gjuhën e tyre dhe kjo provohet nga shumë dokumente shkrimore të ruajtura deri më sot. Ata kanë përdorur sistemin alfabetik të shkrimit dhe nuk e kanë njohur sistemin kunjor të shkrimit, i cili është përdorur nga hititët. Janë gjetur më shumë se 100 tekste në gjuhën lidiane në ish-kryeqytetin Sardis, të cilat janë në dispozicion të shkencëtarëve. Për të shkruar gjuhën e tyre, lidët kanë përdorur alfabetin e njohur pellazg të Lemnit, por me përshtatje të tij në gjuhën e tyre, ata kanë futur në përdorim edhe disa forma të reja germash. Mbishkrimi i Lemnit është vërtetuar nga shumë studiues, por edhe nga arkeologjia, që i përket gjuhës pellazge dhe fjalët në të janë njësoj si në gjuhën e sotme shqipe.
Shumë autorë të lashtë dhe të sotëm, përfshirë edhe Herodotin, përmendin se etruskët u shpërngulën nga Lidia dhe u vendosën në Itali pas Luftës së Trojës. Ata ngritën Qytetërimin Etrusk, në Apenine, me një zhvillim të madh në të gjitha drejtimet, themeluan mjaft qytete, përfshirë edhe Romën.

Herën tjetër më shumë për dialektet e gjuhës pellazgjike të Anadollit, të cilat zbërthehen vetëm me gjuhën shqipe

* Fahri Xharra, 02.08.20 – Gjakovë
Referencat :

Sami Frashëri – Shqipëria çka qenë, ç ‘është dhe çdo të bëhet
– Luftulla Peza – Liljana Peza: Gjuhët e lashta të Ballkanit dhe Anadollit dhe familja pellazgjike e gjuhëve
– Thomopoulos I. 1912. Pelasgika, Athinë
– Zheji P. 2005. Shqipja dhe sanskritishtja

Etiketa: AnadolliAzia e vogël pellazge fliste në shqipen e kohësFahri XharraSami FrashërisanskritishtjaShqipëria çka qenë ç ‘është dhe çdo të bëhet

Të Lidhura

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

nga 27
23:18 | 23/02/2026
0

Duke iu referuar konkretisht, situatës së krijuar në Gurët e Murrizit, Ngjeqari ka sqaruar se fenomenet e rrëshqitjeve masive nuk...

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

nga 27
22:40 | 23/02/2026
0

Këtë të hënë, për 5 orë në Këshillin për Mandatet u shqyrtua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të...

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

nga 27
22:18 | 23/02/2026
0

Lala tha se një nga të pandehurat në çështjen e tunelit të Llogarasë ka deklaruar se tenderat janë realizuar nën...

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

nga 27
21:46 | 23/02/2026
0

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Bajram Curri – Qafë Morinë, ku ka humbur jetën drejtuesi...

Para
Beteja pas “Rama iku”!

Media dhe gazetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –

23:18 | 23/02/2026
Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

22:40 | 23/02/2026
Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –

22:18 | 23/02/2026
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

21:46 | 23/02/2026
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –

21:44 | 23/02/2026

Më Të Lexuarat

  • “Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –
  • Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –
  • Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët –
  • Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –
  • Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike –
  • Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës –
  • Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com