Avokati Harun Çelik për VOA: Shteti shqiptar shkeli të drejtat e njeriut – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Avokati Harun Çelik për VOA: Shteti shqiptar shkeli të drejtat e njeriut

19:07 | 13/01/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Në Shqipëri, një tjetër shtetas turk, i arrestuar nga autoritetet shqiptare pasi tentoi të ndërmerrte një udhëtim drejt Kanadasë me vizë të falsifikuar, nisi sot përballjen në një proces gjyqësor. Ai u arrestua në të njejten ditë me bashkëkombasin e tij Harun Çelik, i cili u dëbua me urgjencë nga Shqipëria ditën që i mbaroi dënimi, nën dyshimet për shkelje të procedurave të ndjekura ndaj tij. Edhe Simsek, dyshohet se konsiderohet nga autoritetet e Ankarasë si pjestar i së ashtuquajturës lëvizjes gyleniste Selami Simsek, u kap në aeroportin e Rinasit në të njejtën ditë që u arrestua dhe bashkombasi tjetër i tij Harun Çelik. Që të dy kishin ndjekur të njejtin itinerar, ndërsa kishin qenë më parë në Prishtinë, ku kishin ndarë të njejtën dhomë, në pritje të marrjes së një vize kanadeze, në këmbim të pagesës. Të dy kishin hyrë me pasaportën e tyre të rregullt në kufi dhe ishin zbuluar nga autoritetet shqiptare në përpjekje për të fluturuar drejt Kanadasë.

Simsek doli sot për herë të parë para gjykatës, ndërsa ka qëndruar në paraburgim për gati 6 muaj. Interesimi për rastin e tij, u ushqye nga procedurat e ndjekura me një urgjencë të pazakontë për Harun Çelikun. Ky i fundit, i larguar nga vendi i tij si mbështetës i lëvizjes Gylen, për shkak të kërcënimeve ndaj jetës, u dëbua nga Shqipëria në harkun e pak orëve nga momenti i lirimit të tij nga burgu.

Të dhënat e para për rastin e tij nga ana e autoriteteve shqiptare ishin kontradiktore, aq sa dhe avokatët e turkut, me profesion mësues, nuk kishin marrë informacion zyrtar se çfarë mase ishte marrë ndaj klientit të tyre.

Read more

O mret, po ku ishe këto vite?! –

Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

Ndëshkim maksimal për autorin –

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK –

Njëri prej avokatëve, i tha “Zërit të Amerikës” se “zoti Çelik u kërkoi zyrtarëve azil politik por kjo iu refuzua nga autoritetet e policisë së burgjeve.” Ai shpjegoi se këtë kërkesë ai e ka bërë në prani të një përkthyesi, por drejtuesit e burgut i kishin thënë se do të duhej ta bëntë një gjë të tillë kur të lirohej, gjë që nga avokati shihet si një shkelje e të drejtave të klientit të tij. Drejtues të lartë të policisë e së fundi dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj në një intervistë për emisionin “Kapital” në Vizion Plus, kanë pohuar se nuk ka patur një kërkesë me shkrim për azil, ndërkohë që legjislacioni shqiptar parashikon se “Kërkesë për azil” është çdo deklaratë e të huajit ose personit pa shtetësi, e shprehur në çfarëdolloj mënyre e në çfarëdo kohe”.

Video të publikuara nga ABC Neës tregojnë se si dhe gjatë transportimit nga mjetet e policisë Çelik thërret me zë të lartë fjalën “azil..azil”. Po ashtu edhe dëbimi i tij duket se është bërë në shkelje të legjislacionit vendas i cili parashikon të drejtën e ankimimit.

Autoritetet turke në mënyrë të përsëritur kanë kërkuar nga pala shqiptare kapjen e anëtarëve të organizatës Feto, e konsideruar terroriste nga Ankaraja. Përfaqësues të ambasadës turke ishin sot të pranishëm në seancën ndaj Selami Simsek, por ky i fundit, i pyetur nga gjykatësi, tha se nuk e konsideronte këtë një problem, ndërsa kërkoi gjykim të shkurtuar.
/VOA

Etiketa: AnkaraAvokati i harun celiklevizja gylenistemesues turk

Të Lidhura

O mret, po ku ishe këto vite?! –

O mret, po ku ishe këto vite?! –

nga 27
10:49 | 04/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qytetar...

Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

nga 27
10:04 | 04/06/2026
0

44-vjeçari i identifikuar si Violand Braçellari është autori i vrasjes së efektivit të policisë Enea Mekolli dhe plagosjes së policit tjetër Edison Adri. Ngjarja ka...

Ndëshkim maksimal për autorin –

Ndëshkim maksimal për autorin –

nga 27
09:44 | 04/06/2026
0

Pas ngjarjes së rëndë në Maliq ku humbi jetën një efektiv i forcave Shqiponja dhe u plagos një tjetër gjatë...

Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK –

nga 27
09:38 | 04/06/2026
0

Ish futbollisti i Kombëtares, Igli Tare është paraqitur këtë të enjte (4 qershor) në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, në kuadër...

Para
Gjyshja i shokon të gjithë, lidh nipin me litar për të shpëtuar macen dy kate më poshtë (film)

Gjyshja i shokon të gjithë, lidh nipin me litar për të shpëtuar macen dy kate më poshtë (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

O mret, po ku ishe këto vite?! –

O mret, po ku ishe këto vite?! –

10:49 | 04/06/2026
Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

10:04 | 04/06/2026
Ndëshkim maksimal për autorin –

Ndëshkim maksimal për autorin –

09:44 | 04/06/2026
Dosja “Balluku”/ SPAK dërgon fletëthirrje të dytë për Igli Taren, dëshmia konsiderohet me rëndësi –

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK –

09:38 | 04/06/2026
Trumpët ndërtojnë ‘parajsë private’ në Shqipëri, mua më sulmojnë për pikturat –

Trumpët ndërtojnë ‘parajsë private’ në Shqipëri, mua më sulmojnë për pikturat –

09:28 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • O mret, po ku ishe këto vite?! –
  • Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –
  • Ndëshkim maksimal për autorin –
  • Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK –
  • Trumpët ndërtojnë ‘parajsë private’ në Shqipëri, mua më sulmojnë për pikturat –
  • Operacioni që përfundoi në tragjedi, publikohen fotot e efektivit të vrarë dhe kolegut të plagosur –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • O mret, po ku ishe këto vite?! –
  • Në kërkim prej vitit 2017! Kush është 43-vjeçari Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit në Maliq –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com