Të gjithë anëtarët e ekuipazhit të avionit që u rrëzua në Greqi janë identifikuar dhe janë të gjithë ukrainas.
Gjithashtu avioni është pronë e një kompanie ukrainase e quajtur “Meridian”.
Mbetet ende dyshim për destinacionin final të ngarkesës.
Prokuroria greke hapi një hetim lidhur me rastin, ndërsa mbeten dyshimet e ngritura lidhur me llojin ngarkesës. Dyshohet se ka pasur materiale tepër delikate dhe sekrete.
Zona është izoluar dhe një ekip i posaçëm i luftës biologjike të ministrisë së mbrojtjes së Greqisë po mbledh materialet dhe t’i ekzaminojnë. Serbia thotë se armët do të shkonin në Bangladesh.