“Lasgush Poradeci” është ulur sot në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas. Avioni i parë i kompanisë shqiptare të fluturimeve, Air Albania mban emrin e shkrimtarit shqiptar. Kryeministri Rama tha sot se të gjithë avionët e kësaj linje do të mbajnë emrat e poetëve shqiptarë.
“Për ne që jemi të këtij vendi, shqiponja është gjëja e parë që mendojmë sapo mendojmë për fluturimin. Zgjodhëm që shqiponjave tona t’u vëmë emrat e poetëve tanë. I pari është Lasgushi, tjetri është Migjeni, ambicia jonë është që të çojmë nga Tirana në New York imzot Nolin.. Me kompaninë kombëtarë te fluturimit ne kemi nisur rrugën ndërlidhëse me Evropën, por edhe më tej. Sot falë “Air Albania” ne mund të fluturojmë. Nuk e di si do përkthehet kjo për miqtë tanë, por duhet të fluturojmë me këmbë në tokë”, tha Rama.