Autoriteti i Lojërave të Fatit hap garën për kazinotë: 10 milionë euro për të marrë licensën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Autoriteti i Lojërave të Fatit hap garën për kazinotë: 10 milionë euro për të marrë licensën

06:54 | 29/09/2020
në Kryesore
0

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit shpalli pak ditë më parë garën për dhënien e licencave për kategorinë kazino subjekteve të interesuara. Në një njoftim të hedhur në faqen e AMLF thuhet se kjo vjen pas miratimit të vendimit të pak javëve më parë që miratonte kushtet shtesë për këtë procedurë.

“Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit në zbatim të nenit 34, 35, 36, 37 të ligjit ligjit nr.155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar), Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 690, datë 2.9.2020 “Për përcaktimin e procedurave të zhvillimit të garës, kriteret shtesë për aplikantët që konkurrojnë për t’u pajisur me licencë për kategorinë “Kazino”, e procedura e shpalljes së fituesit, si dhe rastete revokimit apo të pezullimit te kësaj licence” shpall garën për pajisjen me licensë për zonën ku   lejohet vendosja për zhvillimin e lojës së fatit, të kategorisë “Kazino”, në qytetin e Tiranës sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave. 689, datë 2.9.2020 “Për përcaktimin e zonës ku do të lejohet vendosja e lojës së fatit,e kategorisë “Kazino”, në qytetin e Tiranës”.

Dokumentet shoqëruese duhet të dorëzohen në origjinal ose në kopje të njësuara me origjinalin dhe të jenë hartuar sipas formaliteteve të përcaktuara nga legjislacioni përkatës në fuqi.

Dokumentet që vërtetojnë kriteret e parashikuara në legjislacionin e lojërave të fatit dhe në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 690, datë 2.9.2020 duhet të jenë lëshuar/miratuar nga organet përkatëse, brenda 3 (tre) muajve të fundit nga data e aplikimit.

Të interesuarit duhet të paraqesin aplikimin e tyre (kërkesë më shkrim dhe dokumentacionin shoqërues) pran zyrave të Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, me adresë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, deri më datë 22.10.2020, ora 16.30 CET.

Dokumentacioni do të paraqitet në gjuhen Shqipe. Aplikanti mund të depozitojë edhe dokumente në gjuhë të huaj, të  shoqëruara me përkthimin e vërtetuar në gjuhën shqipe. Aktet zyrtare të juridiksioneve të huaja duhet të shoqërohen me përkthimin e vërtetuar në gjuhën shqipe dhe të legalizohen sipas ligjeve në fuqi dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.

Dokumentacioni duhet të dorëzohet në dy kopje (origjinale dhe fotokopje).

Shqyrtimi i dokumentave do të bëhet parnë zyrave tëAutoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, datë 23.10.2020, ora 09.00 CET” thuhet në njoftimin e AMFL.

Zona ku lejohen kazinotë dhe kushtet shtesë

Së fundmi qeveria ka miratuar dy vendime ku së pari përcaktohen koordinatat se ku lejohet aktiviteti kazino brenda qytetit dhe që saktësisht përfshin zemrën e tij nga rruga e Barrikadave tek Urani Pano Rruga: “Dedë Gjon Luli”; Rruga: “Ibrahim Rrugova”; Bulevardi: “Zhan D’Ark”, Rruga: “Xhorxh Ë. Bush”.

Konkretisht kjo zonë përfshin pjesën nga 15 katëshi tek unaza tek parku Rinia, tek Xhorxh Bush që është në Unazë në rrugën ku ndodhet edhe selia e Partisë Demokratike. Vendimi i dytë përcakton kriteret për garën për dhënien e një licence.

Sipas ligjit “Pë lojërat e fatit” licenca e një kazinoje kushton 1 miliardë lekë për vetëm një sallë lojë dhe kjo shumë duhet të shlyhet në mënyrë të barabartë çdo vit përgjatë gjithë periudhës së licencës(10 vjet çka do të thotë 100 milionë lekë çdo vit). Subjektet duhet që të kenë një kapital 1.2 miliardë lekë ndërkohë që vendimi i qeverisë përcakton sesi do të veprohet me shpalljen e garës.

“Gara për dhënien e licencës për “Kazino” shpallet nga Autoriteti. Njoftimi për hapjen e garës për dhënie licencë për kategorinë e lojës së fatit “Kazino” shpallet nga Autoriteti, i cili ka detyrimin të publikojë njoftimin për konkurrim në lojërat e fatit për kategorinë “Kazino”, në faqen e saj zyrtare të internetit, në dy gazeta, që botohen në vendin tonë, në dy numra radhazi, si dhe në Buletinin e Njoftimeve Publike” thuhet në vendim.

Subjektet për t’u licencuar në kategorinë kazino duhet që të plotësojnë një listë të gjatë dokumentesh ku ndër të tjera të tregojnë burimin e të ardhurave, të kenë në objekt të aktivitetit të tyre lojërat e fatit, të jenë transparentë në rastin  e aksionareve kur janë më shumë se një dhe në rast të transferimit të licencës duhet të njoftojnë autoritetin kontraktor.

Sipas ligjit këto subjekte duhet që të kenë të implementuar sistemin e tyre të monitorimit online që lidhet me sistemin online të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ndërkohë që çdo subjekt kazino duhet të ketë të regjistruar lojtarët dhe të ruajë të dhënat për një periudhë 3-vjeçare.

-“Çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, vendës ose i huaj, që kërkon të pajiset me licencë në kategorinë “Kazino”, duhet të përmbushë kriteret minimale, si më poshtë vijon:

a) të jetë shoqëri aksionare, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, në objektin e veprimtarisë të së cilës të pasqyrohet veprimtaria për lojëra fati, sipas llojit të lojës që kërkohet;

b) shuma e kapitalit duhet të jetë jo më pak se 1 200 000 000 (një miliard e dyqind milionë) lekë;

c) të deklarohet burimi i kapitalit, që do të investohet për ushtrimin e veprimtarisë në fushën e “Kazinosë”;

– ç) të kenë përvojë në fushën e lojërave të fatit;

d) të ketë kapacitetet e duhura financiare, administruese, organizative dhe besueshmërinë e aplikantit për t’u angazhuar me sukses në projekte të tilla;

dh) të paraqesë garancinë pasurore, së bashku me aplikimin dhe me kushtet e sekuestrimit të kësaj garancie;

e) të paraqesë kufizimet për ndryshimet e pronësisë së aksioneve për të licencuarit;

ë) të ngrejë serverin, në të cilin do të jape informacion të plotë mbi çdo transaksion që do të kryhet midis subjektit dhe lojtarëve, xhiron dhe fitimin, si dhe çdo të dhënë që do të kërkohet nga AMLF-ja në lidhje me zhvillimin e këtij aktiviteti. AMLF-ja do të ketë akses në kohë reale te ky server”, thuhet në vendim. /Monitor

Etiketa: 10 milionë euroAutoriteti i Lojërave të Fatitgarekazinotëliçensë

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Aktorët shqiptarë në ekranet amerikane (film)

Aktorët shqiptarë në ekranet amerikane (film)

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com