Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy të rinj pasi ishin shpallur në kërkim për vjedhjen e disa banesave.
Mësohet se janë arrestuar shtetasit me iniciale E.XH. 16 vjeç dhe J.P. 18 vjeç, banues në shën Vlash, ndërsa në kërkim është shpallur 17-vjeçari me iniciale A.A., banues në Durrës.
Ata u kapën mbrëmjen e djeshme teksa po tentonin të kryenin një vjedhje.
Gjithashtu ata akuzohen edhe për vjedhjet e 6 banesave dhe lokaleve të tjera.