Automobilat me kambio automatike në Shqipëri, qysh në 1934? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Automobilat me kambio automatike në Shqipëri, qysh në 1934?

22:30 | 21/03/2017
në Bota
0

Nga Armand Plaka

Këtë reklamë për makina mund ta gjeje në vitet ’30 në shumë gazeta e revista shqiptare. Shitësi i autorizuar (pasi në atë kohë nuk kishte koncesionar) shihej se e kishte qendrën në Sarandë e Durrës.

Çmimi për këtë lloj veture në atë kohë kapte vlerën e rreth 4700-5000 Franga, ndërsa për kamionët REO “14” për shembull deri në 5900-6000 franga. Interesant është fakti se qysh atëherë, në Shqipëri do mund të kenë zbritur edhe makinat e para me kambio automatike (në fakt, gjysëmautomatike), çka edhe në ditët e sotme përbën një opsion “shtesë” të preferuar në Europë e Shqipëri, duke ia rritur shpesh vlerën automjeteve në treg, të rinj apo të përdorur qofshin.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Ndërsa në SHBA raporti mes përdorimit të makinave me kambio automatike dhe atyre manuale është 9/1, në kontinentin tonë e aq më tepër, në Shqipëri, vijon të jetë ndoshta krejt e kundërta, e jo thjesht e vetëm për traditë besoj. Marka REO (Ransom E. Olds ishte themeluesi që ia nisi aktivitetit në vitin 1905), për ata që i kanë pasion makinat e vjetra (oldtimer-at), mësohet se pushoi së prodhuari makina, kamionë e autobusë, në vitet ’70, e kësisoj mbetet një relike e çmuar në historinë e automobilave.

Nga informacionet e statistikat që kam mundur të shoh, rezulton se aksesi tek këto makina ishtë modest, por makinat amerikane (FORD, Chrysler, Chevrolet e të tjera) depërtonin masivisht në krahasim me FIAT-in e markat e tjera europiane. Më pas u shtuan në qarkullim makinat e tipeve italiane FIAT, duke e zbehur praninë e markave amerikane.

Sipas një raporti, deri në vitin 1938, në Shqipëri ekzistonin 404 makina për përdorim personal, 124 autobuzë dhe 442 kamionë. Vetëm në vitin 1938 kishin hyrë në vend 205 automjete, nga të cilat 64 vetura dhe 141 makina pune. FIAT-i, sikurse Volkswagen në Gjermani, kishte objektiv të përhapej gjerësisht në Shqipëri, e kësisoj ta shfrytëzonte (dmth ta monopolizonte) tërësisht tregun shqiptar, por mbeti sidoqoftë i paplotësuar si objektiv për arsye që dihen e që nuk lidhen vetëm me luftën më shumë sa me atë që ndodhi pas Luftës.

/Marrë nga faqja zyrtare në facebook e autorit/

Etiketa: Armand PlakaautomobilatChevroletChryslerDurrësFIATFORDSarandë

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Piktura e rrallë/ Vdekja e Marko Boçarit

Piktura e rrallë/ Vdekja e Marko Boçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –

23:27 | 24/12/2025
Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

23:07 | 24/12/2025
Ruhuni nga Edi Rama –

Ruhuni nga Edi Rama –

22:51 | 24/12/2025
Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –

22:13 | 24/12/2025
“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

“Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –

20:55 | 24/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –
  • Ruhuni nga Edi Rama –
  • Zjarr i rrezikshëm tek rrethrrotullimi i Liqenit të Tiranës, automjeti shkrumbohet, personat shpëtojnë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodian Braho flet për herë të parë –
  • “Qasja do të jetë e ashpër”/ U zgjodh në krye të SPAK, Klodjan Braho flet për herë të parë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbahet mesha e Krishtlindjes në katedralen ‘Shën Pali’ në Tiranë –
  • Aksident në mes të Tiranës, polici me motor godet për vdekje një burrë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com