Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Tepelenës, në lagjen “Selam Musai”.
Mësohet se automjeti ishte në pronësi të shtetasit Dejvi Dula.
Dyshohet se gjithçka ka ndodhur pas një mase elektrike.
Forcat e policisë dhe zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes, ku kanë rrethuar edhe zonën për të kryer hetime të mëtejshme.