Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në Rrugën e Kombit.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur rreth 3 kilometra pa hyrë në Reps, ndërsa mjeti ishte duke ecur kur ka shpërthyer në flakë.
Nga hetimet paraprake nuk dihet ende nëse ka të lënduar. Makina është shkrumbuar pothuajse plotësisht. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.