Autogol – Raport “Shame on you” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Autogol – Raport “Shame on you”

18:57 | 06/09/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Arben Manaj

Kur lexova raportin e fundit të OSBE-ODHIR-it, nuk pata asnjë ndjenjë triumfalizmi personal, sepse në atë botë jo të largët, pra, para zgjedhjeve, kam fshikulluar publikisht OSBE për qëndrimin e saj atipik dhe ademokratik, duke lejuar zgjedhje të turpshme, siç bënte Enver Hoxha, i cili do s’përdridhej në varr për faktin që nuk e kishte ftuar që kur ishte gjallë OSBE-në, që të monitoronte zgjedhjet e tij të qeta.

Nuk u ndjeva i tillë, edhe pse publikisht në median sociale, kam deklaruar se “edhe pse jam në Shqipëri, nuk do të votoj në zgjedhje farse, pasi kam jetuar çerek-shekulli në Perëndim dhe ora ime tregon 2019 dhe jo 1979”.

Read more

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Nuk dua të merrem fare me të gjeturat e raportit, pasi OSBE në qendër në Vjenë a kudoqofshin, ka ende njerëz që dinë t’i thërrasin mendjes dhe në thellësi të shpirtit janë demokratë dhe nuk janë grykës, sepse u del rroga.

Ajo që më shqetësonte që në prag të fushatës, ishte habia e pashpjegueshme, pavarësisht nga qëllimi i “ndëshkueshmërisë së precedentit të rrezikshëm”, siç u justifikua, mosmarrja pjesë e opozitës në zgjedhje.

OSBE-ja, si organizatë që ka relevancë funksionimi vetëm në shtete me demokraci të brishtë që nuk dinë të bëjnë siç duhet zgjedhje, ose jo perfekte, ka dështuar masivisht në rastin e Shqipërisë, siç e vërteton vetë raporti i tyre.

Ka dështuar me miopinë e saj jo fiziologjike, në rastin më të zbutur dhe protagonizmin e anëshmërinë e pafalshme me një palë në zgjedhje.

Tashmë, publiku shqiptar është në dijeni të qëndrimeve të ambasadorit të kësaj organizate në Tiranë, i cili sillej, siç nuk guxon me siguri as me familjen e vet në Gjermani, nëse ka.

Raportet e tij në qendër me siguri janë të regjistruara dhe lipset që kjo organizatë t’i analizojë për dështimin dhe tolerimin e asaj që po ndodhte gjatë fushatës, që do duhet t’i kishte parashikuar se ç’mund të ndodhte, siç edhe ndodhi, e që tashmë janë pjesë e raportit.

Çdo vlerësim që ajo ka bërë për shumë hapa dhe veprime apo mosveprime të autoriteteve përgjegjëse të zgjedhjeve në vend dhe sesi po shkonin zgjedhjet, do duhet të kishin shërbyer si kambana alarmi të një farse, të cilën sigurisht e kanë toleruar me vetëdije.

Nuk besoj se selia e OSBE-së në Tiranë të jetë aq naïve, aq e paaftë në kryerjen e detyrës, sepse kjo do të ishte një arsye më shumë, për padobinë dhe irelevancën e tyre, të mëtutjeshme në Shqipëri, për të cilën paguhen, apo siç e cilësojnë anglezët “not fit for purpose”.

Korrigjimi a rekomandimi mes rekomandimesh bajate dhe të ripërsëritura ndër dekada, që bën zakonisht OSBE-ja, do ishte shkundja dhe riformatimi i stafit të OSBE-së në Tiranë, që nga Mr. “Shame on You”, e deri tëk gjithë zinxhiri i dobët, që lidh Tiranën me Vjenën.

Ironia e fatit e bën akoma më të vështirë, nëse këtë organizatë do e drejtojë sipas radhës dhe më pak për shkak të meritës dhe ekspertizës, Shqipëria, e aq më tepër, nëse përfaqësuesi i saj vjen nga radhet e qeverisë fajtore për këtë shëmti elektorale, si zgjedhjet e 30 qershorit.

Nuk po them atë që dihet se poqese nuk ka vende problematike si Shqipëria me zgjedhjet, kjo organizatë dhe zyrtarët e tyre, nuk do ishin në marrëdhënie pune dhe të paguheshin majmërisht për të shmangur sa më shumë raporte të tilla autogol.

Të gjithë ata ndërkombëtarë, përfshi edhe amerikanët e Trumpit, që çertifikuan zgjedhjet, që i deçertifikoj ky raport autogol, i kanë lënë shqiptarët në baltë dhe ranë poshtë nivelit të tyre të konceptimit të demokracisë, pasi i bojkotuan masivisht zgjedhjet alla-komuniste të 2019-ës.

Të paktën, le të bëjnë edhe ata një mea culpa, nëse do duan të mbeten sërish në zemrat e shqiptarëve si fanarë të demokracisë dhe jo “korrektor”, qoftë edhe kufijsh për PR presidencial a elektoral.

Shqiptarët, tashmë e dinë se çfarë do thotë në anglisht: “Shame on you!”, dhe nuk përtojnë ta shqiptojnë, kur e ndjejnë se duhet thënë, për këdo.

Etiketa: Arben ManajautogolAutogol - Raport “Shame on you”OSBE-ODHIRRaportishame on you

Të Lidhura

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

nga 27
23:26 | 15/05/2026
0

Aston Villa mori një fitore të rëndësishme në javën e 37 të Premier League teksa mposhti Liverpool duke siguruar matematikisht...

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

nga 27
23:12 | 15/05/2026
0

Një ndërtim pa leje në një hapësirë plazhi, në lagjen nr. 1, Sarandë, ku në një objekt (i përbërë nga...

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

nga 27
22:06 | 15/05/2026
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka zhvilluar një aksion në zonën e Sarandës dhe Ksamilit për lidhjet e policisë me raste...

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

nga 27
22:00 | 15/05/2026
0

Elbit System, një nga kompanitë më të mëdha të prodhimit të armëve në botë, me bazë në Izrael, ka hapur...

Para
CDU/CSU në kërkim të pozicionit për Shqipërinë, Rama javën e ardhshme në Berlin

CDU/CSU në kërkim të pozicionit për Shqipërinë, Rama javën e ardhshme në Berlin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

23:26 | 15/05/2026
“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

“Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

23:12 | 15/05/2026
Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –

22:06 | 15/05/2026
Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –

22:00 | 15/05/2026
“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

“TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –

20:58 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –
  • Ndërtimet pa leje në Ksamil, arrestohet shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë dhe 2 oficerë –
  • Elbit Systems vendoset në Tiranë, roli i ministrit Nufi në kontratën miliardere të armëve –
  • “TIMS përfundoi në duart e Troplinëve”/ Berisha me akuza ndaj Ramës –
  • Trafik heroine në Danimarkë, të përfshirë dy vëllezër fierakë, një në pranga –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –
  • “Shkrihet” Komisariati i Sarandës/ Kush janë oficerët që arrestoi Agjencia e Mbikëqyrjes Policore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com